Uzina e Ballshit dhe ARMO, një megavjedhje shtetërore me pasoja katastrofale për ekonominë

175
Një tjetër faliment me një faturë borxhi deri në 630 milionë euro duket se po i kanoset uzinës së Ballshit dhe ARMO-s, e paralajmëruar kjo nga një punonjës i Tatimeve. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar faktet e sjella nga zyrtari, të cilat ndërtojnë një skemë të pastër abuzimi me pushtetin dhe vjedhjeje të dirigjuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe klientë të qeverisë, ku një individ i ardhur nga “parajsat fiskale” dhe i paraqitur si “investitor i madh” ka marrë me qera uzinën dhe prej tre vjetësh, nuk paguan asnjë detyrim.
Berisha e ka konsideruar këtë skemë si “një megavjedhje shtetërore e paimagjinueshme, me pasoja katastrofale për ekonominë! Lexoni mesazhin e zyrtarit dixhital!” fton Berisha në vijim.
Pershendetje Doktor! Uroj të jesh mire!
Nje punonjes i Tatimeve me informon se: Nje vjedhje e paimagjinueshme shteterore po bahet me skemen qe funksionon me uzinen e Ballshit dhe Armon. Edhe pse i jane vjedhe me keto skema 580 milion € gjithe sistemit (tatime, dogana, banka), evazioni vazhdon ne te njejten menyre.
Besniku I partise ka sjell nje kompani nga parajsat fiskale, “investitor i huaj”, mund të quhet nga rilindja, apo edhe Diplomaci Ekonomike, ka paraqit dhe nje te huaj dy tre here ne medja sikur eshte investitor i madh dhe ka marr me qera uzinen.
Pervec mos pagimit te ujit, dritave dhe sigurimeve etj, deri sot nga Janari i ketij viti, jane shmangur nga pagimi i taxes se qarkullimit dhe karbonit afro 50 miljon €.
Kjo vjedhje eshte realizuar nepermes gjoja magazines fiskale, jashte gjithe kushteve ligjore dhene nga ish ministri Ahmetaj. Pa fol ketu qe solar, verxhin dhe squfur jashte cdo standarti i jepet tregut dhe mushkrive te qytetareve dhe askush nuk guxon te flase, pasi shuma te medha nga ky evazjon jane hedhur ne fushate ne Fier e Vlore per pushtetin.
Tani qe ka filluar te ziej ky problem, qeramarresi fiktiv, (pasi i verteti fshihet), po behet gati te shpalle falimentin dhe te zhduket dhe thjesht armos i rritet borxhi nga 580 ne 630 milion €, skemë kjo qe ka 3 vjet qe vazhdon!! Të uroj jete të gjate dhe mbaresi!”