Ushtria kundër kanabisit, LSI replikon me PS: Çështje serioze

472
Sigal

Kreu i grupit
parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dalë kundër qëndrimeve të ministrave
socialistë në qeveri, Kodheli dhe Tahiri sa i takon ndërhyrjes së ushtrisë për
çështjen e kanabisit. “Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal
siç është kanabisi duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar”,
ka thënë Vasili. Pak ditë më parë, ministrat socialistë Kodheli (e Mbrojtjes)
dhe Tahiri (i brendshëm), replikuan madje dhe me tone ironizuese me kolegun e
tyre aleat në qeveri, Ylli Manjani, i cili tha se nëse do të ishte e nevojshme,
duhet të dalë edhe ushtria në terren për të luftuar kultivimin e kanabisit. Manjani
e cilësoi këtë dukuri tejet shqetësuese, por ministrja e Mbrojtjes, Mimi
Kodheli reagoi duke thënë se kur bëhet fjalë për çështje të tilla, duhet të
jemi serioze. “Siguria është një çështje serioze, kështu që edhe FA janë
serioze. Kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi seriozë. Në demokraci
secili bën punën e tij dhe gjërat janë të ndara”.