Urimi i Monika Kryemadhi me rastin e festës së Sulltan Novruzit

565
Urimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
Në këtë ditë të fisnikërisë së bektashianëve u uroj të gjithë besimtareve bektashianë dhe popullit shqiptarë, paqe e mbarësi. 
Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë më shumë dritë, më shumë begati, më shumë paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve.
Ju uroj dhe ju që në këtë ditë pushimi ju shërbeni qytetarëve dhe ne njëkohësisht, duke na çuar zërin tonë dhe fjalën tonë tek ta. Gëzuar për shumë vjet, mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Paqja mbizotëroftë në shpirtin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. 
Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqënie dhe më shumë begati
Sigal