Urdhri sekret i Bodes dhe vjedhja e Bankës së Shqipërisë

612
Sigal

Ish-Ministri, ndryshoi sistemin elektronik financiar qeveritar (SIFQ) dhe e zëvendësoi me sistem tjetër ilegal, pa marrë miratimin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Sigurisë Kombëtare

Ministri i Financave, nuk ka fuqi Kushtetuese të nxjerr nga shërbimi e të ndryshoj sisteme elektronike financiare qeveritare e shtetërore, duke urdhëruar të bëhen likuiditete “të posaçme” vetëm nëpërmjet Bankës së Shtetit, me “sportel” Thesarin e Bankës, duke përdorur sistem elektronike qeveritare, të pa miratuar më parë nga institucionet e sigurisë kombëtare e më pas nga parlamenti. Ky veprim bëhet vetëm me Dekret “Extra” të Presidentit të Republikës, me propozim të kryeministrit (për efekt sigurie kombëtare) dhe vetëm në raste kur vendi gjendet në situatë lufte, ose në Gjendje të Jashtëzakonshme!

Vjedhja 7.3 milionë dollarë në depot e Thesarit të Bankës së Shtetit Shqiptar, ndodhur sistematikisht e “pa zhurmë” prej 4 vitesh dhe e zbuluar “befasisht” në 25 korrik 2014, duket se ka një skenar të mirë-organizuar mafioz, si krim i pastër shtetëror e jo si “vjedhje kumarxhiu”, që mbushte përditë “benevrekët” me pliko miliona dollarëshe, që dilte “qetësisht’ nga porta e hekurt e Bankës së Shtetit dhe shkonte e luante bixhoz në qendra lotarie të lagjes. Zëra dhe informacione që i kanë ardhur këto ditë gazetës “Telegraf” nga burime brenda Bankës së Shtetit, nga brenda ekipit aktual të Ministrisë së Financave, nga brenda ish-qeverisë “Berisha”, nga brenda ish-ekipit “Bode”, nga brenda Thesarit të Shtetit dhe grupit të hetimit të çështjes, konfirmojnë se vjedhja në Bankën e Shtetit kishte nisur dhe ishte bërë gradualisht qysh në fillim-qershorin e vitit 2007. Por mbahej “tepër sekret” nga ish-qeveria “Berisha” dhe nga ish-Guvernatori Fullani, i cili thuhet se për këtë “besnikëri” u  riciklua me lehtësi në mandatin e tij të dytë 7 vjeçar si Guvernator i Bankës së Shtetit. Por fshehja e vjedhjes nuk mund të vazhdonte gjatë në kohë, mbasi nuk ishte vjedhje “xhepi” në autobus, apo vjedhje kioske, por ishte vjedhje në Bankën e Shtetit, ndodhur brenda saj, nën heshtjen dhe indiferencën e plotë të lejuar prej drejtuesve të bankës, pa thyerje e shqyerje dyersh e kasafortash, bërë me çelësat e sigurie së bankës, nga drejtues të besuar të sektorëve kyç të bankës. Publikimi i vjedhjes ishte “sikleti” më i madh i krerëve të shtetit e Bankës së Shtetit që e kishin fshehur krimin prej 7 vitesh, ndaj dhe duhej krijuar një alibi që ta “hante” opinioni e ta interpretonte “qetësisht” drejtësia. Në 25 korrik 2014, u tha se është vjedhur Banka e Shtetit. U tha, se “vjedhjen e zbuloi guvernatori Fullani”… por pas 4 vitesh vjedhje”. U tha, se “..denoncimin për vjedhjen e e bëri vetë hajduti”. U tha, se “hajduti deklaroi që 7.3 milionë dollarët e vjedhur, i kishte lënë në bixhoz”. Këto “argument”e zyrtare dhe mund të besoheshin plotësisht deri sot. Por, dalin fakte, që krijonë dyshime të motivuara. Sipas burimeve tona të informacionit, vjedhja ishte bërë “Siklet” për kupolën e qeverisë shqiptare qysh muajin mars 2013, kur ata nisën “konsultimet” e para për të ndërtuar “skenarin e servirjes dhe menaxhimit të vjedhjes që ishte organizuar dhe realizuar me “bedelë” të instruktuar. Ja një dokument zyrtar, që të krijon tjetër arsyetim. Sipas një ish-drejtuesi kryesor të zyrave të larta të financave shqiptare, në 8 maj 2013 është hartuar një shkresë zyrtare me vulë e firmë të ish-Ministrit të Financave Ridvan Bode, shkresë e cila flet “për bllokim të veprimeve dhe sistemit elektronik komunikues të Thesarit të Shtetit mes bankave, botës ekonomike-financiare, biznesit, institucioneve shtetërore dhe krejt partneritetit financiar brenda e jashtë Shqipërisë”. Nëpërmjet kësaj shkrese, me cilësimin zyrtar: “Për menaxhimin e veprimtarisë financiare, për periudhën e pamundësisë së përdorimit të sistemit informatik financiar të qeverisë”, urdhërohet skema e përdorimit “ilegal-gueril” të këtij sistemi elektronik financiar, me likuiditete “të posaçme”, të bëra vetëm nëpërmjet Bankës së Shtetit, me “sportel” të vetëm Thesarin e Bankës! Në rastin konkret të hedhjes në veprim për zbatim të këtij urdhri, duhet kujtuar një detyrim Kushtetues: Ministri i Financave, nuk ka fuqi Kushtetuese të nxjerr nga shërbimi e të ndryshoj sisteme elektronike financiare qeveritare e shtetërore, duke urdhëruar të bëhen likuiditete “të posaçme” vetëm nëpërmjet Bankës së Shtetit, me “sportel” Thesarin e Bankës, duke përdorur sistem elektronike qeveritare, të pa miratuar më parë nga institucionet e sigurisë kombëtare e më pas nga parlamenti, ky veprim bëhet vetëm me Dekret të “Extra” të Presidentit të Republikës, me propozim të kryeministrit (për efekt sigurie kombëtare) dhe vetëm në raste kur vendi gjendet në situatë lufte, ose në Gjendje të Jashtëzakonshme! Shkresa është një “Urdhër Ministri”, i klasifikuar “sekret shtetëror” me Nr. protokolli 7390, me Nr. 25, datë 08. 05 2013. “Çudia” që të krijon indicie për hetime të bazuara në dyshime të motivuara, në këtë rast është fakti, që kjo shkresë e hartuar në 8 maj 2013 është hedhur për veprim nga ish-Ministri Ridvan Bode në drejtim të Thesarit të Shtetit, pas 64 ditëve nga data e firmosjes dhe konkretisht në datën 12 korrik 2013. Ja çfarë detyron urdhëri “Bode”, Nr. 25, datë 8 maj 2013: “Në zbatim të procesit teknik të instalimit të versionit të ri të Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë (SIFQ), bëhet kalimi nga versioni “EBS-11.i” në versionin “EBSR-12. 1.3”, sipas kontratës ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë “Infosoft System”, për menaxhimin e veprimtarisë financiare në kushtet e pamundësisë së përdorimit të “SIFQ”, urdhëroj: Periudha për realizimin e kalimit në versionin e ri “EBSR-12.1.3” në ambientin e punës (production), do të jetë 12-30 Korrik 2013”. Shtrohen disa pyetje: Përse u ndryshua sistemi financiar elektronik? Cili ishte shkaku e përe nuk u dhanë shpjegime? A është miratuar ky veprim në Komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe të Sigurisë Kombëtare?  Përse u “fik” sistemi ekzistues “EBS-11”, që funksiononte deri në datën 12 korrik 2013? A ekzistojnë të dhënat e sistemit të fikur? A është aktualisht në aktivitet, sistemi “EBS-11.i”, i fikur vetëm për 18 ditë në muajin korrik 2013”? Këto përgjigje edhe gjenden lehtësisht edhe si “prova” shkresore e fizike. Ajo që duhet të dinë shqiptarët është fakti, se kjo “lojë” me fikje e ndryshim sistemesh elektronike të financave shtetërore, sipas ekspertëve dhe ish-“menaxhuesve” të këtij sistemi, nuk ka pasur shkak as mbingarkesat, as reformmin e sistemit, por ka patur si shkak “diçka tjetër”, që lidhej me “siklete të rënda” në Thesarin e Shtetit. Nisur nga informacionet që disponon gazeta “Telegraf”, logjikshëm shtrohet pyetja: A ka lidhje Urdhri “Bode” me Nr. 25, datë 8 maj 2013, me vjedhjen 7.3 milion dollarëve në Bankën e Shtetit dhe me mbetjen bosh të Thesarit të Shtetit në vitin 2013, për likuiditete detyrimesh private e publike? Përse Urdhri “Bode”, i hartuar në datën 8 maj 2013, u hodh për t’u zbatuar nga Thesari i Shtetit, në datën 12 korrik 2013 dhe vetëm për 18 ditë?! a ka lidhje kjo “fikje” sistemi me “pastrimin e tij” nga veprimtaria e paligjshme financiare e ish-qeverisë në vitet 2005-20013? (Denoncuar nga media dhe nga PS gjatë kohës në opozitë dhe sot në pushtet).

 Ja teksti i plotë i Urdhritn “Bode”, Nr. 25, datë 8 maj 2013

 “Në zbatim të procesit teknik të instalimit të versionit të ri të Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë (SIFQ), bëhet kalimi nga versioni “EBS-11.i” në versionin “EBSR-12. 1.3”, sipas kontratës ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë “Infosoft System”, për menaxhimin e veprimtarisë financiare në kushtet e pamundësisë së përdorimit të “SIFQ”, urdhëroj: Periudha për realizimin e kalimit në versionin e ri “EBSR-12.1.3” në ambientin e punës (production), do të jetë 12-30 Korrik 2013”.Gjatë periudhës së përcaktuar, SIFQ do të jetë i fikur dhe si rrjedhim nuk do të kryhet asnjë proces në të. Të sigurohet ekzekutimi i të gjitha pagesave lidhur me pagat e punonjësve për muajin përkatës përpara se sistemi të fiket. Për periudhën që sistemi do të jetë i fikur, transfertat e ISSH dhe ISKSH nga Llogaria Unike e Thesarit (TSA) në llogaritë speciale respektove në Bankën Qendrore si dhe pagesat e borxhit, të ekzekutohen nga Banka Qendrore me urdhër të ministrit të Financave. Rakordimi i tyre do të bëhet manualisht në sistem menjëherë pas përfundimit. Të mos aplikohen gjoba nga sistemi tatimor për shlyerjen e detyrimeve tatimore të institucioneve buxhetore për shkak të vonesave kohore në pagesën e këtyre detyrimeve për arësye të fikjes së “SIFQ” (Sistemit Informatik Qeveritar). Të gjitha veprimet e tjera financiare (kontabilizimi i të ardhurave buxhetore të arkëtuara nga sistemi bankar, regjistrimi i vlerave të prokurimeve, regjistrimi i kontratave, regjistrimi i urdhër shpenzimeve, ekzekutimi i tyre, ekzekutimi i raporteve dhe proceset e rakordimeve etj.), do të kryhen pasi SIFQ të fillojë përsëri funksionimin e tij në ambientin e punës reale (production)”.

 Përparim HALILI