Urdhri i Ramës: Jo dosje tenderësh e koncesionesh te ministrat e PD

503
Përparim HALILI

Rama, urdhër ministrive që i fali PD-së: Mos jepni asnjë dosje koncesionesh, tenderësh, emërimesh
Për të përligjur bllokimin, do t’u jepet leja vjetore shefave, duke lënë nga 1 punonjës figurant në zyrat e protokolleve 
– Ultimatum u është dhënë zyrave të Protokollit të Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë, për të “izoluar” dosjet me të dhënat për hashashin, shkarkimin e drejtuesve të policisë, të “Check-up”, Hemodializës, Rimbursimit të TVSH së ilaçeve, laboratorëve, Kartës së Shëndetit dhe Recetës Elektronike, për periudhën që “ministrat teknikë” të PD, do të marrë çelësat e si “kujdestar” i kësaj ministrie. (“roje operative”) 
Në takimin e 3 ditëve më parë me “rilindësit” e Korçës, të cilët i prezantoi si fermerë, pyetjes së atyre që kishte instruktuar “kurbani” i këtij pazari, ish-zv/kryeministri Niko Peleshi, lidhur me bashkëqeverisjen me PD duke i dhënë 6 poste ministrash, postin e zv/kryeministrit dhe 5 drejtori qendrore, “krye-rilindësi” Edi Rama iu përgjigj: “Ata do të jenë kujdestarë, s’do të bëjnë as tenderë, as emërime apo largime nga puna dhe kjo u është dhënë vetëm për 30 ditët e fushatës”. Anëtarët e PS, duket se nuk po i bind dot ky “shpjegim” i kreut të “Rilindjes”, ndaj dhe ai vazhdon jep “sqarime qetësuese”! Mirëpo brenda deklaratës së Edi Ramës, flitet se ka një të vërtetë tjetër, që nuk dihet, se si do të ballafaqohet me qëndrimin në raport me ministrat dhe drejtorët teknikë të PD e opozitës, të cilët është thënë se do të prezantohen dhe miratohen sot në seancë të veçantë parlamentare. Është fjala për një frikë të krye-rilindësit Rama, për të mos i dalë lakrat e korrupsionit gjatë fushatës elektorale ndaj sirtarët e ministrive dhe drejtorive që i ka kaluar opozitës, të cilët e kanë projekt, hapjen dhe publikimin gjatë fushatës elektorale, të dosjeve të zeza të ministrave e drejtorëve të “Rilindjes”. Sipas informacionit me burim nga të frikësuarit e kupolës së “Rilindjes” prej këtij pazari të radhës, që Rama ka bërë në këto 12 vite me krerët e PD për kolltukun e tij, thuhet se ai ka nisur skenarin e lënies së zv/kryeministrit, 6 ministrave dhe 5 drejtorëve të propozuar nga PD, në rolin e “rojeve operative” të zyrave për 30 ditë! Burimet që kanë informuar gazetën “Telegraf”, thonë se kryeministri Rama ka thirrur në një takim “të posaçëm” shefat e zyrave të Protokolleve të ministrive e drejtorive të Rilindjes” që i ka dhuruar opozitës, të cilët i ka instruktuar e urdhëruar, për të mos u dhënë asnjë shkresë e dosje zyrtare “bashkë-pushtetarëve” të PD. Porosi e prerë e kryeministrit, ka pasur si “merak” hermetizmin dhe mos dhënien e dosjeve të tenderëve, koncesioneve, projekteve të donacioneve që kanë marrë OJF-të e mediat e oborrit të tij, si dhe shpenzimet që janë bërë me urdhrat e titullarëve të ministrive dhe drejtorive “Rilindjes”. Urdhri është dhënë, që të bllokohen dosjet në në ministrinë e Shëndetësisë, të Financave, të Brendshme, të Arsimit dhe të Ministrisë së Punës. Ultimatum u është dhënë zyrave të Protokollit të ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për të “izoluar” dosjet me të dhënat për hashashin, shkarkimin e drejtuesve të policisë, të “Check-up”, Hemodializës, Rimbursimit të TVSH së ilaçeve, laboratorëve, Kartës së Shëndetit dhe Recetës Elektronike, për periudhën që “ministrat teknikë” të PD, do të marrin çelësat e si “kujdestarë” i këtyre ministrive. (“roje operative”), sidomos dosjet që kanë lidhje me të dhënat për hashashin dhe shkarkimin e drejtuesve të policisë! Po kështu, ka edhe një urdhër të formës së prerë, për të gjithë zyrat e Protokollit të ministrive dhe drejtorive të “Rilindjes” që iu falën PD, sipas të cilit nuk do të jepet asnjë dosje e emërimeve të drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë kryesorë të “Rilindjes”. Nëse pas datës 25 maj 2017, prej ndonjë nga këto ministri dhe drejtori, do të dalë ndonjë “skandal i ri”, shefat dhe punonjësit e zyrave të Protokollit të tyre, apo ata të arshivës së përditshme të administratës (Lundër) të 4 viteve të fundit, do të jenë objekt i goditjes së ashpër prej krye-rilindësit! Mirëpo, ka pasur edhe propozime, që për të përligjur bllokimin e dosjeve, t’u jepet leja vjetore shefave e punonjësve të ministrive dhe drejtorive të “Rilindjes”, duke e justifikuar me pikën e marrëveshjes PS-PD, që ata do të jenë vetëm ministra dhe me detyrë kujdestari pa të drejt vendimmarrjeje! Skenari ka nisur të zbatohet prej Sekretarëve të Përgjithshëm dhe sekretareve të 5 ministrive dhe 5 drejtorive përkatëse që, sipas marrëveshjes politike, i janë dorëzuar PD-së. Qëllimi është, që ministrat dhe drejtorët “teknikë” të opozitës, përveç çelësave të zyrave, kolltukëve dhe tavolinave, të mos gjejnë asnjë “letër” që ka lidhje me aktivitetin e ish-ministrave dhe drejtorëve të zëvendësuar të “Rilindjes”! 
Sigal