Urdhri i mbrojtjes për Liliana Rukon, reagon Manjani: Ka nisur hetimi, t’ia lëmë drejtësisë në dorë

518
Sigal

Ministri
i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ‘pingpongut’ mes institucioneve për
gjetjen e përgjegjësit të faktit që Liliana Ruko nuk arriti të mbrohej për
shkak se urdhri i gjykatës nuk arriti në polici.

Manjani deklaron se tashmë ka nisur
hetimit ndaj procesit të marrjes dhe të zbtimit të urdhrit të mbrojtjes për
viktimës. Ai nxit prokurorinë të zbardhë këtë çështje dhe thotë se e ka kërkuar
që ditën e djeshme.

“Tashmë zyrtarisht ka një hetim të
çelur ndaj procesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtjes për
Liljana Rukajn.

Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të
evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për
raste të tjera!

Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje. Tani tja lëmë drejtësisë në
dorë!”, shkruan Manjani.

Urdhri i mbrojtjes për 43-vjeçaren
Lilian Ruko u publikua sot në media, por në një reagim, ministri i Brendshëm
Saimir Tahiri deklaroi se ky urdhër nuk kishte shkuar kurrë në polici dhe
kërkoi që të gjendej përgjegjësi i fshehjes së këtij urdhri.

Nga ana tjetër deputetja demokrate Majlinda Bregu tha se kushdo që është
përgjegjës duhet të dënohet njësoj si vrasësi.