“Urdhërohet të mos largohet nga banesa”, ja vendimi i zbardhur i gjykatës për Tahirin

497
Raportohet se gjykatësja Liliana Baku për më shumë se 8 orë ka arsyetuar vendimin dhe në fund ka vendosur këtë masë sigurimi.
VENDIMI I ZBARDHUR
Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.
Këshut Gjykata vendosir: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.
Sipas vendimit: Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.
Hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm nisën rreth 7 muaj më parë. Prokurorët e çështjes i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës me kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Tahiri të bazuar sipas tyre në fakte, por Gjykata nuk e ka gjetur me vend kërkesën e prokurorisë dhe gjykatësja Liliana Baku ka vendosur të ngujojë brenda mureve të shtëpisë ish-ministrin e Brendshëm.
Sigal