Universitetet: 250 Euro për provim, 15 mijë euro për çdo punësim

4838
Sigal

Ja emrat e pedagogëve që marrin për çdo provim nga 200-250 Euro!!!!

Korrupsioni në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës

Korrupsioni në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë mbizotëron. E dinë të gjithë. Vetëm prokuroria mbyll sytë dhe veshët, ndërsa ministria e Arsimit, edhe pse informohet, e anashkalon problemin, duke u bërë bashkëfajtore në korrupsion. Avokati o njohur Kujtim Cakrani, edhe herë të tjera ka guxuar dhe ka denoncuar korrupsionin në këtë universitet, por, siç ndodh në Shqipëri, korrupsioni është fenomen që ka paralizuar të gjitha ligjet, institucionet, prandaj edhe pedagogët rrjepin ekonomikisht studentët.

Denoncimi nga Av Kujtim Cakrani

Pse Prokuroria nuk HETON?…

Lista e pedagogëve në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës që akuzohen nga studentët se marrin për çdo provim nga 200-250 Euro!!!! Përveç ish-rektorit Albert Qarri që sipas dëshmive dhe akuzave për çdo punësim për staf akademik merrte nga 10.000 deri në 15.000 mijë Euro

Ja renditja e pedagogëve sipas shumave e euro që marrin

1-Albert Qarri ish-rektor sot Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, 10.000 deri 15.000 mijë euro për punësimet për staf akademik, dhe 200 deri në 300 euro për notë kaluese.
2- Hajdar Kicaj, ish-zv/rektor, pedagog i në Shkencat Natyrës, 50 deri 100 euro për provim.
3- Ermela Panajoti pedagoge Shkencat Humane 150 euro për kalim.
4- Bilal Shkurtaj, ish-rektor pedagog në Shkencat e Natyrës, 150 Euro për notë kaluese.
5- Kristofor Lapa, Dekan i Shkencave të Natyrës, 200-250 Euro për notë kaluese.
6- Alketa Hyso, pedagoge në Shkencat e Natyrës, larguar me parë nga Universiteti Vlorës për korrupsion, dhe kthyer përsëri në UV në vitin 2011, 200 Euro notë kaluese në provim.
7- Djana Ilia, pedagoge pranë Fakultetit Shkencave Humane 150 Euro notë kaluese
8- Evelina Bazini, ish-Dekane Fak. Ekonomisë 200 Euro për notë kaluese.
9- Elenica Beqiraj (Pjero), pedagoge pranë Fakultetit Ekonomisë 200-250 Euro për të kaluar.
10- Filloreta Madani, përgjegjëse Departamentit të Financës F. E 300 Euro për të kaluar.
11- Ylldez Sokoli, pedagoge pranë Departamentit të Financës F. E 300 Euro për të kaluar.
12- Aleks Trushaj, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane 200 Euro për provim.
13- Meri Shaqiri (Gjoleka) pedagoge Shkencat Humane 150 Euro për provim.
14- Migena Balla, pedagoge Shkencat Humane 200 Euro për provim.
15- Vilma Bello, pedagoge Shkencat Humane sot, deputete Partisë Socialiste 150 Euro për provim.
16- Flora Qarri, pedagoge në Shkencat e Natyrës 250-300 Euro për të kaluar plus menaxhimin e punësimit të pedagogëve që i sugjeronte bashkëshortit rektor Albert Qarri!
17- Erjon Hitaj, përgjegjës Departamenti i Juridikut, ardhur nga Italia fillimisht merrte nga 100 Euro por në vazhdim u integrua dhe nuk jep provimin pa 200 Euro.
18- Klaudja Guga, përgjegjëse Departamenti Ekonomiksit 250 Euro për të kaluar në provim.
19- Eva Çipi, pedagoge Shkencat Natyrës larguar në vitin 2008 për korrupsion dhe kthyer përsëri në UV në vitin 2011, 250 Euro për provim plus menaxhimin e projekteve që ndante me rektorin Albert Qarri dhe të tjerë.
20-Gregor Dede, pedagog Departamenti Financës, 250 Euro për provim…..

Këta drejtues dhe ish-drejtues, sot nuk lejojnë studentët të dalin në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre të ligjshme! Sepse ngritja e studentëve në protesta këta i frikëson pasi me paratë e korrupsionit kanë bërë vila, kanë blerë automjete luksi, bëjnë pushime anembanë botës, dhe shkollojnë fëmijët në universitetet më të shtrenjta të Amerikës!

Skandali në Universitetin publik “Ismail Qemali në Vlorë

5 pedagogë me gradën Doktor i Shkencave, rezultojnë pa shkollë të mesme

5 pesë pedagogë të universitetit kanë marrë gradën Doktor Shkencash, por rezultojnë pa shkollë të mesme, 1 tjetër nuk ka mbaruar shkollën e Lartë. MASR të kontrollojë dhe vërë para përgjegjësisë dekanë dhe rektorë, që kanë firmosur rekrutimin dhe të çojnë para drejtësisë abuzuesit. Prej vitesh Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës është përfolur për korrupsion, nepotizëm, punësime me lidhje krahinore, klanore, por edhe për shpërdorim të detyrës nga ana e drejtuesve dhe ish drejtuesve të këtij institucioni për abuzim me fondet publike në shërbim të familjarëve të drejtuesve etj. Por muajt e fundit në institucionin e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ka plasur një tjetër skandal! 5 pesë pedagogë të këtij universiteti, pas verifikimit kanë rezultuar se kanë marrë gradën Doktor i Shkencave, por ndërkohë rezultojnë se nuk kanë përfunduar shkollën e mesme, apo nuk kanë përfunduar universitetin? Pedagogët në fjalë prej shumë vitesh kanë qenë pjesë e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, me sa duket ata janë me eksperiencë në këtë universitet. Ka edhe pedagogë të tjerë me precedentë penale.

(Gazeta “Telegraf” në vijim do të botojë edhe intervistë me Av. Kujtim Cakrani për problemet dhe korrupsionin në Universitetin “Ismail Qemali”, në Vlorë, duke zbardhur edhe fakte të tjera tronditëse.) Intervistë e plotë