Unioni i Gjyqtarëve: Vettingu, papajtueshmëri me Kushtetutën

455
Sigal

 

 

Unioni
i Gjyqtarëve deklaroi sot se Vettingu, si pjesë e paketës për reformën në
drejtësi është në papajtueshmëri me Kushtetutën. Me një qëndrim të qartë Unioni
thekson se Gjykata Kushtetuese duhet të shfuqizojë këtë ligj. Pak ditë më parë
Kushtetuesja ‘ngriu’ ligjin për ‘Vettingun’, ndërsa pohoi se ai duhet t’i
përcillet Komisionit të Venecias.

“Qendrimi i Asamblese se Unionit te
gjyqtareve te Shqiperise eshte se, ligji per Vettingun ka papajtueshmeri me
Kushtetuten e Republikes se Shqipererise dhe per pasoje, do ti kerkoje Gjykates
Kushtetuese shfuqizimin e ketij ligji. Gjithashtu, asamblea autorizoi Bordin
Drejtues qe te shqyrtoje edhe ligjin per Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit
pasi, ne disa pjese te tij edhe ky ligj vjen ne kundërshtim me dispozitat
kushtetuese!”, citohet në reagimin e Unionit të Gjyqtarëve.