“Unë jam zgjidhja” nisma më e re politike e Koço Kokëdhimës

394
Ish deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima bën publike nismën e tij më të re politike. “Unë jam zgjidhja” është emri i formacionit politik që do të drejtohet nga ish-parlamentari socialist.
Ai shtoi se është socialist dhe se nuk do të shkojë te LSI-ja.
“Unë jam socialist dhe kam punuar e investuar më shumë se kushdo tjetër për fuqizimin dhe suksesin e PS, nuk krijon parti tjetër, nuk shkoj tek LSI. Nuk ik nga PS, këtu kam miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi”, tha Kokëdhima.
Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Tiranës, ai akuzoi mazhorancën dhe opozitën se kanë krijuar një sistem të rafinuar të vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve
“Ndër të gjitha krimet, më i rëndi është vjedhja, trafikimi dhe manipulimi i votës së popullit. Vjedhja dhe ndotja e zgjedhjeve. Saliu e mbolli në Shqipëri kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, nga manipulimi, trafikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nuk fitojnë socialistët dhe qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë. Nga manipulimet e zgjedhjeve fiton vetëm kasta sunduese. Këta politikanë nuk i mundësojnë dot akoma Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Udhëheqësit e majtë në vend që të distancoheshin nga kultura e vjedhjes së zgjedhjeve i vajtën pas, dhe të dy palët rafinuan një sistem të manipulimit të zgjedhjeve ku populli voton dhe kryetarët numërojnë votat. Pastrimi i zgjedhjeve kërkon votim elektronik në qendrat e votimit, numërim elektronik”, tha ndër të tjera Kokëdhima.
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima është shprehur në mbështetje të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje. 
Kokëdhima ka qenë një prej njerëzve më të afërt dhe besnikë të kryeministrit Edi Rama, por pas heqjes së mandatit nga Gjykata Kushtetuese ai është kthyer në një prej kritikëve më të mëdhenj të kreut të qeverisë dhe PS-së.
Sigal