“Unë jam nënë me shumë fëmijë”, Flutura Açka i përgjigjet Arben Imamit: Turp!

44
Deklarata e Arben Imamit se Jozefina Topalli u zëvendësua në lista nga “gra që kanë pjellë 3-4 fëmijë”, ngjalli reagim në opinion. Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar e revoltuar gjithashtu.

Unë jam ‘Nënë me shumë fëmijë’
Të dëgjosh nga goja e një deputeti se qenka turp të jesh ‘Nënë me shumë fëmijë’ dhe kjo të privon të konkurrosh si e barabartë, padyshim mendon se je në një vend barbarësh.

Të dëgjosh KM tënd brekushevarë që fyen dhe qesëndis fshatçe një kandidate perfekte për deputete si Grida Duma , ta zë mendja se vetëm Europë nuk i vjen erë nahisë sonë.

Ku janë ato gratë e pushtetshme që bëjnë peticione (me të drejtë mbase) kur u lëndohet Vllahutin? A nuk kanë ndonjë fjalë të thonë sot dhe të lebetiten? Nëse nuk thonë, nuk janë veçse hipokrite dhe përligjëse vetëm të fondeve që marrin nga Europa për të drejtat (edhe të grave). Kjo shoqëri ka nisur të më bëjë me turp me falsitetin e saj.