Unaza e Re, banorët: Poshtë projekti, burg për Gjiknurin!

441
Sigal

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Tashmë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin.

Dorjon Protoduari, i cili u lirua pak ditë parë i pranishëm në protestë kërkoi burg për kreun e ARRSH, Afrim Qendron, duke e cilësuar megaskandalin e bërë publik pak kohë më parë nga emisioni ‘Të paekspozuarit”, si tentativë për vjedhje.

“Donin të vidhnin këtu dhe nuk ia dolën këtu. Doli Afrim Qendro te opinioni tha se paratë janë te Arka e  Shtetit. O zotëri si vjedhja, si tentativa e vjedhjes dënohen njësoj në Kodin Penal.”, u shpreh ai.

Me parullat ‘Poshtë projekti, Burg për Gjiknurin, E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, shprehen banorët njëzëri.