Ultimatumi i Hafizit: Dua listat e votuesve!

521
Një ndër zërat kritikë brënda Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, kërkon listat e votuesve të kësaj force në referendumin e 9 prillit. 
Duke reflektuar përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Hafizi shprehet se do të kërkojë fotokopjet e listave dhe do të verifikojë me lista në dorë, emër për emër ata që votuan. “Referendumi i 9 prillit ishte një proces me shkelje të panumërta ligjore, ku u kërkua të shpreheshim me dhjetra mijë socialistë. 
Ne i ftuam socialistët për t’i thënë “jo” këtij procesi, me argument të zhvilluara përtej 3 javëve pas Kongresit. Si të tillë, ne ishim alternative referendare. Në Kodin Zgjedhor të partisë, neni 55.6 si alternativë referendare ne kishim të drejtën e vëzhgimit të procesit. E kemi kërkuar që ditën e parë, publikisht.
Një ditë para referendumit, unë kam ndjekur gjithkund, Komisionin Zgjedhor të Partisë, bashkia Shkodër për t’i kërkuar akreditimin e vëzhguesve në 11 qendrat e votimit në këtë bashki. 
Komisioni është fshehur, është ndërruar në momentin e fundit, nuk më është përgjigjur. Për këtë kam dokumentin e plotë. Ne nuk na u dha mundësia të kemi vëzhgues, për të shënuar se cilët ishin pjesëmarrësit realë në procesin e votimit. Në këto kushte është detyrim ligjor të na plotësohet kërkesa: Të na vihen në dispozicion të gjitha listat e pjesëmarrësve në procesin e votimit me nënshkrimet e votuesve në 385 qendrat e votimit të vendit”, ka shkruar Hafizi. 
Sigal