Ulsi Manja: Lulzim mos u fshih, po duku, çfarë u premtove rusëve në këmbim?

565
Deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja në një prononcim për median nga selia e PS i bëri thirrje edhe një herë Bashës: “Në emër të çdo shqiptari kërkojmë të dimë të vërtetën nga Lulzim Basha”- thotë Manja dhe më pas shtron dhe pyetjen: “Çfarë i premtoi Basha rusëve në këmbim të parave të tyre?

Manja thotë se Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore nëse ka tradhti kombëtare. “Lulzim mos u fshih, po duku, se sot të takon të përgjigjesh para opinionit publik, nesër par ligjit: A kishte pagesa te tjera? Kush janë ata që kontakt me Lulzim Bashën dhe flasin në emër të rusëve? Gjatë negociatave Basha ishte vetë apo dikush tjetër negocioi në emër të tij? A ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë në dijeni të kësaj? Përveç rusëve, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur gjatë fushatës? A ka ndonjë xhep në Filadelfia të SHBA ku Luli fuste dorën? Çfarë u premtoi Basha rusëve në këmbim?,” tha Manja. Faktet e reja të nxjerra në dritë nga investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë dhe të ripublikuara nga “New York Times” janë arsye për një shqetësim të madh, jo më thjesht politik apo me sfond kriminal financiar, por edhe kombëtar! Kjo histori nuk mund të kalojë me nga një deklaratë “fletë-rrufe” të ditës së Partisë Demokratike, pasi ne kërkojmë shpjegime publike nga Lulzim Basha. 
Sigal