Uji, nevojiten 2.5 miliardë euro për 24 orë furnizim

473
Që qytetarët të kenë ujë të pijshëm 24 orë në ditë, sipas Entit Rregullator të Ujit, nevojiten 2.5 miliarde euro investime, për një periudhë 12 vjecare. Aktualisht kryhet vetëm 1 e katërta e investimit ne nje vit.
“Në qoftë se flasim për të arritur atë që duhet në nevojat për investime që ka sektori qoftë për një periudhë 12 vjecare duhet të investohen 200 milionë euro në vit, trendi ka qenë 50-60 milionë euro në vit, pra, në asnjë mënyrë pavarësisht se në dukje janë dhënë shumë investime nga qeveria qëndrore dhe donatorët nuk ka patur përputhje të nevojave reale të nevojave të sistemit”, thotë kreu i ERU, Ndriçim Shani. 
Por sipas deputetëve, përkeqësimi i kohës së furnizimit me ujë të pijshëm në rreth 11 orë në ditë nga 24 dhe niveli i humbjeve 67 % vjen edhe si pasojë e menaxhimit të keq. 
“Patjetër, duhet përgjegjësi, menaxhim por edhe investime. Strategji kombëtare për këtë puën ka, është ajo e 2017 që duhet update-uar në kuptimin e vënies në kohë të nevojave reale. Ka dhe një masterplan kombëtar të 2010, financuar nga kFW që do update-uar dhe këto dokumenta patjetër që i kanë këto vlerësime”, tha Shani.
Rrjeti i vjetër i ujësjellësave perveç humbjeve rezulton edhe i rrezikshëm. Specialistët e Entit treguan se në ujësjellësin e Bilishtit janë ende në përdorim tuba me azbest. Një lëndë e ndaluar të përdoret për shkak të efekteve kancerogjene te konsumatorët.
Sigal