“Ujë 24 orë”, Kosova: Ndërtojmë 15 km rrjet të ri në zonat rurale

428
TIRANË – Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ka qënë tema e diskutimit në tryezën e rrumbullakët të kandidatit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova me përfaqësues të kësaj fushe, teksa ka prezantuar programin e tij për këtë sektor.
Kosova ka thënë se do angazhohet menjëherë që çdo zonë e tiranës, përfshirë edhe fshatrat të furnizohen në mënyrë të rregullt, 24 orë në ditë me ujë të pijshëm duke premtuar dhe endërtimin e 15 km rrjete të reja në zonat rurale.
Teksa ka prezantuar 5 pikat e programit të tij për furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit, Kosova ka theksuar gjithashtu se do të arrijë një përsosshmëri edhe në sistemin matës.
“Do vendosimi sistemin e kontrollit të bilancit të ujit. Përsa i takon rrjetit të shpërndarjes do të kihet parasysh ulja e nivelit të humbjes në rrjetin e brendshëm. Do ndërtojmë 15 km rrjete të reja në zonat rurale. Do ndajme rrjetin në disa zona furnizimi të pavarura. Do përsosim edhe sistemin e matjes.
Integrimi i rrjetit të komunave me sistemin kryesorë të ujsjellësit është shumë e rëndësishmë. Do jetë me kosto të ulur dhe do të mundësohet furnizim i tyre 24 orë në ditë. Rritja e cilësisë së ujit ndaj qytetarëve do të jetë në fokus të ujësjellësit të Tiranës”, – tha Kosova.
Teksa ka dëgjuar të gjitha problemet që kanë parashtruar të pranishmit dhe idetë e sygjerimet e tyre në lidhje me rrugët që duhen ndjekur për zgjidhjen e tyre sa më të shpejtë e efikase, Kosova tha se çdo fjalë që ka thënë dhe çdo premtim që ka bërë në këtë fushatë do ta mbajë, duke shtuar se provat për mbajtjen e fjalëve të thëna i ka dhënë edhe kur drejtonte spitalin.
“Unë kam bërë punë edhe pa bërë zotime e jo më tani që kam dalë përpara qytetarëve e kam bërë zotime. Kandidatura ime për Bashkinë e Tiranës ka ardhur sepse qytetarët e Tiranës përherë e më shumë vlerësojnë ndershmërinë, dënojnë falsitetin. Dhe jam i bindur që Tiranën mund t’ja kthejë qytetarëve të saj një njeri i cili i ka dhënë provat më parë dhe unë i kam dhënë provat , dhe jo një njeri partiak. Komunikimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm. Do të ketë numër falas në çdo cep të Tiranës në mënyrë që ata të denoncojnë dhe raportojnë çdo shkelie dhe padrejtësi që ata hasin. Dhe do të jetë një drejtori pranë bashkisë e cila do të meret vetëm me shqyrtimin e këtyre rasteve. Çdo qindarkë e marë nga bashkia ne do bëjmë të pamundurën që ajo të kthehet përsëri tek qytetari në formën e shërbimeve. Mua më pëlqen që tiranën ta quaj lagje dhe unë lagje më lagje kam futur projekte se sa kanalizimi duhen për ujrat e zeza dhe të bardha. Me një plan konkret unë kam thënë se çfarë do bëjmë në secilën prej tyre në bazë edhe të problemeve që ata kanë paraqitur. Çfarë kam thënë unë asnjëherë nuk e kam lënë përgjysëm. Nuk jamë në punë kështu siç më shikoni në këtë tavolinë. Në spital këmbët e mija kanë qëndruar mbi korridoret e tij ashtu do bëj edhe në bashki”, – tha Kosova.
Duke mbyllur fjalën e tij kandidati Kosova tha se kemi mbi kurriz edhe kostoj e rrjet të amortizuare, e ujit që ikën edhe një herë andej nga ka ardhur, duke theksuar se me ekspertët e tij do bëjë të mundur që çdo gjë që ka thënë në tavolinë të bëhet 100% i realizueshëm në terren. 
Sigal