Uendi Gjoshi: “LSI, i ka sytë nga të rinjtë, mendon për të rinjtë dhe mbështet të rinjtë”

642
Kam lexuar dhe kam dëgjuar por mbi të gjitha kam parë nga afër sesi funksionon politika shqiptare nga çdo parti. Por ajo çfarë më ka bërë përshtypje është sesi politika e lexuar ndryshon nga politika zbatuar.

Të udhëheqësh një vend nuk do të thotë të abuzosh me të për interesat individuale, por do të thote që të ulesh e të dëgjosh problemet kritikat, por dhe të mirat e cdo qytetari. Veçanërisht duhet që të rinjve t’i kushtohet vëmendje për të patur një arsimim sa më të mirë për jetën e tyre, gjë që sot është një nga problematikat kryesore. Çdo të riu duhet t’i jepen mundësi dhe shanse ku ai të provojë veten e tij, të kuptojë se për çfarë është i aftë dhe të qartësojë idetë për të hapur rrugët e së ardhmes së tij. Këto mundësi i jep Lëvizja Socialiste për Integrim dhe këtë e them me plot bindje.

Si të jetë vendi bëhet kuvendi, prandaj duhet të jemi ne ata që duhet të ngremë zërin për çdo problematikë dhe për cdo padrejtësi që bëhet, pasi është e vetmja parti politike e cila ka besim tek çdo i ri dhe që do ta shohë rininë më të fortë, në mënyrë që Shqipëria të ecë me drejtësi.

Me mbështetjen e Lëvizjes Socialiste dhe ajo Rinore për Integrim ne rritemi çdo ditë me frymën e bashkëpunimit duke e përcjellur këtë frymë pozitiviteti tek çdo familjar e i afërm që kemi, në mënyrë që të bashkëveprojmë për më të mirën e vendit ku ne jetojmë.

LSI është e vetmja parti politike që qëndron në krahun e qytetarëve duke zbardhur problemet që ata hasin çdo ditë dhe për më tepër duke i ndihmuar ata.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka sytë nga ne, prandaj dhe ne e zgjedhim Lëvizjen Socialiste për Integrim me 18 Qershor.
Sigal