Udhëheqja metodologjike si faktor zhvillimi i profesionalizmit në Kontrollin e Lartë të Shtetit

789
Më 23 Janar 2018, Departamenti Metodologjisë dhe Strategjisë së Auditimit organizoi analizën e performancës së veprimtarisë për vitin 2017, ku u asistua me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Jorgji Bollano, Znj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme në KLSH dhe përfaqësues të departamenteve të tjera të institucionit. Takimi i organizuar në formën e një tryezë të rrumbullakët komunikimi, ofroi debat dhe diskutime efektive të ndërtuar në këndvështrimin çfarë është bërë përgjatë vitit të kaluar dhe njëkohësisht cili do të jetë fokusi për të ardhmen. 
Departamenti i Metodologjisë dhe Strategjisë Auditimit si udhëheqje metodologjike dhe orientuese për strategjinë e auditimit e ka fokusuar veprimtarinë në zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të KLSH. Prej vitesh, ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve konsiderohet në KLSH si një investim që siguron vlerën e tij si në terma afatshkurtër ashtu dhe në një perspektivë të ardhme afatgjatë. Zhvillimi i kapaciteteve drejtohet nga mendimi strategjik institucional dhe zhvillohet në ndërthurje me vizionin që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka në krijimin një kulture të të mësuarit në nivel individual dhe institucional, duke siguruar fuqizimin e kapaciteteve të tij dhe për t’i bërë të aftë që të ofrojnë ndryshimin. Gjithë përfshirës dhe i shtrirë përtej strategjive normale, duke marrë një karakter inovativ dhe duke dalë jashtë kornizave tradicionale zhvillimore, ky mendim strategjik ka kulmuar në një ridimensionim të të gjithë komponentëve institucional dhe integron fizionominë e institucionit dhe nevojat individuale të audituesve për zhvillim, në një projekt të vetëm të karakterit zhvillimor. Kjo reflektohet në politikën e ndjekur në krijimin e një kuadri gjithnjë e më të plotë procedural, metodologjik e zhvillimor të institucionit, i cili më pas është integruar në mënyrë efektive në politikat e zhvillimit profesional. Analiza e veprimtarisë trajnuese për vitin 2017 dhe rezultateve të saj konfirmoi se KLSH ka krijuar sistem efektiv trajnimi dhe zhvillimi profesional i aftë të krijojë kapacitetet e nevojshme profesionale dhe të zotërojë aftësi të tilla që bëjnë të mundur zbatimin e standardeve të auditimit ISSAI, me qëllimin përfundimtar, t’u japin përdoruesve të raporteve të auditimeve të KLSH siguri mbi cilësinë dhe saktësinë e punës së raportuar. Objektivat e KLSH për zhvillim profesional u përvijuan në Programin Vjetor të Trajnimit për vitin 2017 duke synuar sigurimin e trajnimeve për stafin në si një qasje e qëndrueshme, e aftë tí mundësojë stafit ruajtjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të dijeve dhe zhvillimin e karrierës, inkurajimin e shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencës dhe të kontribuojë në zhvillimin institucional për një KLSH të qëndrueshëm, të pavarur dhe shembull i profesionalizmit, integritetit dhe etikës. Sistemi i Zhvillimit Profesional reflekton efektivitetin e politikave të rritjes së kapaciteteve profesionale të KLSH në vite , për të cilat treguesit e performancës përfaqësohen në nivele rreth 14 herë më të larta krahasuar me gjashtë vite më parë, kur në vitin 2011 audituesit trajnoheshin mesatarisht vetëm 2,1 ditë në një vit, në fund të vitit 2017 stafi auditues ka ndjekur rreth 28,5 dite trajnimi/auditues duke arritur kështu dhe nivelin më të lartë të këtij treguesi përgjatë gjithë zhvillimit të këtij institucioni ndër vite. Tregues të tjerë të perfomancës së trajnimeve konfirmojnë se ndër vite struktura e trajnimeve ka ndryshuar në përputhje me kërkesat e vetë stafit për zhvillim, si dhe kërkesave të standardeve të profesionit për të siguruar që puna audituese të kryhet në përputhje të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të INTOSAI-t , ISSAI. Programit të Trajnimeve furnizohet me input-e nga nevojat por është i orientuar nga rezultati duke përfshirë një kuadër të gjerë tematikash që kanë mbuluar çështje të përgjithshme dhe specifike të profesionit, sjelljes etike dhe integritetit . Për të maksimizuar cilësinë dhe vlerën e fitimit të njohurive në procesin e trajnimit KLSH është mbështetur ndjeshëm në diversifikimin e burimeve të informacionit. Zhvillimi profesional udhëhiqet dhe mbështetet në kornizën e Standardeve ISSAI, metodologjitë, rregulloret dhe udhëzuesit mbi të cilat ushtrohet profesioni i auditimit. Kuadri metodologjik i KLSH që prej vitit 2012 është plotësuar dhe përditësuar duke reflektuar me korrektesë ndryshimet më të fundit në fushën ndërkombëtare , dhe gjatë vitit 2017 një seri dokumente metodologjikë u zhvilluan për të kompletuar këtë kuadër. Përbërësit kryesorë të metodologjisë së prodhuar gjatë vitit 2017 përfshijnë: Rregullorja e Procedurës së Auditimit , Korniza e Matjes së Performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit të miratuar në Kongresin INTOSAI, Abu Dhabi, Dhjetor 2016. Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të KLSH , 2018 – 2022, Metodika e Kontrollit të Cilësisë dhe Sigurimit të Cilësisë, Letër Politika e Burimeve Njerëzore dhe udhëzimet përkatëse, Draft Manuali i Aduitimit të Prokurimeve Publike, Draft Manuali Auditimit të Korrupsionit dhe Mashtrimit financiar si dhe pilotimi i Manualeve të Auditimit Financiar, Përputhshmërisë, Përfomancës dhe IT. Me gjithë zhvillimet e arritura në krijimin e një sistemi të konsoliduar trajnimi, sfida e KLSH në fushën e zhvillimit të kapaciteteve është krijimi i Sistemit të Zhvillimit Profesional i cili do të përfshijë Certifikimin dhe Zhvillimin Profesional të Vijueshëm të Detyrueshëm. Politikat e zhvillimit profesional duhet të nxisin vetëveprimin në mënyrë të tillë që trajnimi të mos shikohet vetëm si detyrim për tú përmbushur, por si një proces i fitimit të dijeve që shton vlerë për vetë audituesin dhe në përgjithësi për institucionin. Arritjet e deritanishme të objektivit për më shumë se 25 ditë trajnimi/auditues në një vit mbetet një eksperiencë pozitive që duhet ruajtur dhe përmirësuar në drejtim të përmbajtjes dhe cilësisë. Metodologjia edhe përse e reformuar tërësisht gjatë viteve të fundit nuk ka arritur të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin profesional dhe institucional. Përpjekjet në të ardhmen duhet të fokusohen në shfrytëzimin e sinergjive të brendshme dhe burimeve të jashtme, në përdorimin e instrumenteve të duhur për një rol proaktiv dhe koordinues. Prof. Dr. Jorgji Bollano cilësoi rolin e rëndësishëm që ka zhvillimi profesional për profesionin e auditimit. Por mbi të gjitha ky rol mund të thellohet dhe të rrisë efektivitetin e tij nëse do të shihet ngushtë me funksione të tjera siç është Sigurimi dhe Kontrolli i cilësisë në auditim., rezultate e të cilit do të jenë një burim shumë i dobishëm për të fokusuar zhvillimin profesional në një vlerësim real të nevojave , dobësive dhe mangësive që rezultojnë nga vlerësimi i cilësisë, ku më së fundmi i gjithë procesi i trajnimit dhe zhvillimit synon krijimin e një trupe audituese të aftë për të kryer auditime të cilësisë më të lartë. Sistemi i Zhvillimit Profesional, përfshirë vendosjen e një Programi të Certifikimit të Audituesve Publikë është një kërkesë e kohës, që vjen si rezultat i zhvillimeve ndërkombëtare në fushën e auditimit ashtu dhe si vazhdimësi e reformimit të institucionit të KLSH. Bashkëpunimi me shoqata profesionale do të mundësojnë adoptimin dhe aplikimin e suksesshëm të një sistemi të tillë. Rëndësia dhe impakti që metodologjia ka në gjithë punën, produktet dhe rezultatet e punës e vendosin këtë Departament në qendër të reformimit, për të qenë në pararojë si përçuesi më i mirë i zhvillimeve të profesionit të auditimit. Metodologjia do të përballet me sfida edhe më të mëdha në të ardhmen të cilat kërkojnë përkushtim, cilësi dhe njohje të thelle të profesionit , Standardeve dhe metodologjisë së auditimit në koncepte të përditësimit të bazës ekzistuese por dhe për zhvillimin e mëtejshëm të drejt qëllimit për një KLSH të pavarur me një profil të lartë profesional. 


Sigal