U shkarkuan nga Vettingu/ Gjykata e Strasburgut kërkon të dhëna për 2 nga 15 ankesat e depozituara (Emrat)

612
Sigal

Plot 15 pjestarë të sistemit të drejtësisë kanë depozituar çështjet e tyre në Gjykatën e Srtrasburgut pas skualifikimit të tyre nga vetting, ndërkohë mësohet se kjo gjykatë i kërkon shtetit shqiptar të dhëna për procesin për dy nga 15 ankimet e depozituara deri më tani.

Bëhet fjalë për ish-gjyqtaren e kushtetueses, Altina Xhoxhaj shkarkuar nga ky proces dhe prokuroren Besa Nikhasani.

Disa nga pyetjet që Gjykata e Strasburgut i ka adresuar qeverisë shqiptare janë si më poshtë:

1) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ‘’gjykatë’’ sipas nenit 6 të Kushtetutës?

2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?

3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit?

4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj  private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?

Në prill 2018 vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese Altina Xhoxhaj e cila rezulton se teksa ky ligj ishte paditur në kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.

Në tetor të 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.

Xhoxhaj u shkarkua nga posti që mbante, pasi nuk arriti të kalojë vetingun, por ajo vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa kolegji vendosi për lënien e vendimit të mëparshëm të KPK-së në fuqi.

Pas këtij vendimi, Xhoxhaj ishte një nga 15 pjesëtarët e sistemit të drejtësisë të skualifikuar nga vetting që e kishte dërguar çështjen e saj në Gjykatën e Strasburgut.

Në Prill të vitit të kaluar është shkarkuar nga detyra edhe prokurorja e apelit të Shkodrës Besa Nikëhasani. Ky ka qenë vendimi i dhënë nga ana e KPK-së.