U shkarkua nga detyra, ish-kreu i Postës denoncon ministren e Ramës: Ja çfarë kërkoj

425
Pas shkarkimit nga detyra, me pretendimin se merrte pjesë në fushata elektorale duke u bërë presion dhe administratës së tij, ish-kreu i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi merr një hap tjetër.
Në një prononcim për mediat, ai tha se ende sot e kësaj dite nuk ka një motivacion për shkarkimin e tij dhe bëri përgjegjëse ministren Ikonomi.

Ai deklaroi se ka kallëzuar ministren e Ekonomisë, Milva Ikonomin për “shpërdorim detyre”, por se çështjen nuk do ta lërë me kaq.

“Sot kam bërë një denoncim në adresë të ministres Ekonomi si pasojë e një urdhri të saj të marrë në shkelje të ligjit. Unë thashë se do ta ndjek në rrugë ligjore këtë urdhër të paligjshëm. Nëse do kishte diçka ligjore do ishte vlefshme të bëhej publik edhe për qytetarët. Të jepej arsyeja. S’ka motivacion shkarkimi im, s’ka të bëjë as me përfshirjen në fushatë elektorale”,- sqaroi ai.

Lazimi nga radhët e LSI-së thotë se do ta çojë çështjen në Gjykatën Administrative, atje ku do kërkojë pavlefshmërinë e shkarkimit të tij.

“Kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund. Do ta depozitoj në Gjykatën Administrative, për ta shpallur urdhrin të pavlefshëm”,- tha ai.
Sigal