U presin rrugën dhe i dhunojnë, dërgohen në spital kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë

521
Fushata elektorale për zgjedhjet e25 qershorit, duket se nuk po kalon plotësisht e qetë. Një rast dhune është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Arrëz, ku kryetari i e LSI-në në Pukë, Saimira Laçi, dhe ajo e LRI, Romina Kuçi, janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas raportimeve, Laçi dhe Kuçi ishin duke udhëtuar me makinë në momentin kur u kanë dalë përpara disa persona.
Si pasojë e dhunës, kryetarja e LRI në Pukë ka pësuar lëndime, dhe është dërguar në spitalin e Fushë-Arrzit për të marrë trajtimin mjekësor.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve
Sigal