“U përmend në përgjimin e Habilajt”, flet Tahiri: Pallavra kriminelësh

489
I vënë në qendër të akuzave të opozitës si kolonel i trafikut të drogës dhe për lidhjet e forta me kushëririn e tij Moisi Habilaj, arrestuar dje në Itali, ka folur për herë të parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një deklaratë për mediat Tahiri tha se çdo ditë të punës time kam luftuar për të vërtetën pavarësisht çmimit të saj.
“Kam mbajtur detyrën e Ministrit të Brendshëm duke mos u dorëzuar në asnjë ditë përballë kundërshtarëve. Sot duhet të dalë e vërteta që të kemi më shumë besim te njëri-tjetri. Unë kam besuar te forca e pashtershme e disa burrave dhe grave që deri para se të merrja unë detyrën ishin viktimat më të para dhe më të pafajshme.
Kam punuar çdo ditë për ta modernizuar çdo gjë në polici, që të ndjehej sa më rehat në shërbimin që do t’i jepte qytetit. Por sigurisht që rrugës do bënim dhe gabime, por përtej gabimeve dhe vështirësive ka shpresë për t’u ringritur. Kam qenë i vetëdijshëm që t’i shërbesh qytetarëve dhe jo oligarkëve, ka plot kosto.
Kam humbur mundësinë për kompromise me njerëz të pushtetshëm që nuk i kam dashur kurrë në krahë, por përballë. Që kur jam marrë me këtë detyrë, për mua ka pasur rëndësi drejtësia. Bashkë me skuadrën që drejtova, i hymë luftës kundër krimit. Patëm vështirësi të merituara apo jo. Lufta me paligjshmërinë nuk ishim vetëm me ato që kishim përballë, luftë që kishte jo pak kosto për mua” tha Tahiri.
Sigal