U emërua katër ditë më parë, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Hetimit Tatimor

688
Sigal

Silvana Lamaj, e cila u emërua, vetëm katër ditë më parë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, është shkarkuar nga detyra.

Sipas disa burime të Fax News bëhet  me dije se Lamaj është shkarkuar ditën e sotme, pas reagimeve të shumta për figurën e saj pasi më herët kishte punuar për Lulzim Bashën në bashki dhe Halim Kosovën në fushatë.

Kujtojmë që në 10 nëntor të 2014 nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Lamaj ishte gjobitur për mosdeklarim të pasurisë.