U dorëhoq një ditë pasi takoi Edi Ramën, kryeministrja polake nuk duroi dot…

679
Dorëheqja e kryeministres së Polonisë Szydlo erdhi papritur. Tani, ai që do ta çojë përpara Poloninë do të jetë ministri i Ekonomisë Moraviecki.
Ndërrimi vjen në mes të konfliktit për reformën e drejtësisë. Vërtet që Szydlo e mbijetoi një votë mosbesimi të partisë liberale opozitare Platforma Qytetare – por në fund ajo nuk i rezistoi dot presionit. Ky presion qe mbledhur për shumë javë, pasi Szydlo pati shpallur në fund të tetorit një reformë të gjerë të kabinetit qeveritar.
Moraviecki do ta nxjerrë Poloninë nga izolimi
Pas spekulimeve të gjata, të enjten (07.12) në mbrëmje u mor vendimi: Szydlo do të zëvendësohet nga ministri i fuqishëm i ekonomisë dhe zëvendëskryeministri Mateusz Moraviecki. Ky ndryshim është thuajse një sensacion. Vërtet që për ish-bankierin ka kohë që thuhet se ka aftësi të mëdha drejtuese, ministria e tij u zgjerua gjithnjë e më shumë. Por Moraviecki, jo krejt i panjohur në qarqet ndërkombëtare, konsiderohet si mendimtar mjaft i pavarur, i cili mund të bëhet padyshim i rrezikshëm për burrin e fortë të Polonisë, shefin e partisë “E drejta dhe drejtësia” (PiS), Jaroslav Kaczynski.
Kjo nuk mund të thuhej për Szydlon. Shpesh dukej se posti i kalonte aftësitë e saj intelektuale, gjë që dilte në pah sidomos në takimet e nivelit të lartë të BE.
Por për të thuhej se ishte tepër besnike ndaj kryetarit të partisë. Kaczynski mundet që të shpresojë nga pasardhësi i saj një çarje të izolimit gjithnjë e më të madh ndërkombëtar të Polonisë. Sepse Moraviecki konsiderohet edhe si “fytyra miqësore e PiS” – gjë që nuk mund ta pohoje për Szydlon, që buzëqeshte rrallë dhe vepronte po kaq ashpër.
Debat për reformën në drejtësi
Megjithatë, thuhej se zgjedhësit e donin, në një kohë kur një në pesë polakë nuk ka dëgjuar kurrë për Moravieckin. Por kjo tani do të ndryshojë. Që të martën e ardhshme do t’a marrë postin eksperti i ekonomisë. Kurse kabinetin ai do ta reformojë pas vitit të ri.
Ndryshimi i papritur në kreun e qeverisë polake vjen në mes të reformës së drejtësisë, e cila ka ngjallur debate. Si ligji për reformën e Gjykatës më të lartë, ashtu edhe ligji për gjykatësit e vendit parashikojnë një ndikim më të madh të partisë në pushtet si dhe të Ministrisë së Drejtësisë në ligjvënie në të gjitha nivelet. Sipas opozitës liberale dhe Komisionit Evropian, ato eleminojnë në një masë të madhe pavarësinë e drejtësisë. Të dyja ligjet i bllokoi në verë me një veto, pas protestave më të mëdha të deritashme në rrugë, Presidenti i Polonisë, Adrzej Duda. Që atëherë partia është e përçarë. Disa flasin edhe për një parti të Presidentit, që mund të themelohet. Duda deri tani nuk deklarohet për këtë. /DW/
Sigal