U arrestuan për protesten tek gjykata, lihen të lirë të rinjtë e FRPD, Shkoder

63
Për gati tre orë tre përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demorkatike Shkodër janë mbajtur në ambientet e komisariatit të policisë.
Shkak për këtë është bërë protesta rreth një javë më parë përpara Gjykatës së Apelit në gjyqin e 11 kuksianëve.
Tre përfaqësuesit e Forumit Rinor të PD janë Arvit Bushati, Ergys Ivzikut dhe Besjan Zaja.
Në mbështetje të tyre dhe për të sqaruar situatën shkoi edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Ndërsa Ergys Iviziku një prej të ndaluarve i është përgjigjur kështu policisë.
Ivziku: Ju s’keni mjaftueshem pranga për të gjithe ne.
Pak ditë më parë Gjykata e Apelit Shkodër liroi sot 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës kundër pagesës në rrugën e Kombit duke mbajtur ne qeli vetem 4 pej tyre që rezultonin me precendentë penal.