U arrestuan nga policia gjatë protestës, lirohen 6 të akuzuarit. Ja emrat

527
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për protestuesit e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ditën e hënë.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke lënë të lirë 6 protestuesit, që u ndaluan për dhunën e ushtruar ndaj policisë, në tentativë për të çarë kordonin e policisë dhe për t’u futur në Kuvend, ku po zhvillohej seanca për zgjedhjen e kryeprokurores së re.
Janë lënë të lirë protestuesit: Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë; Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë); Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.
Sigal