U akuzua nga PD për Vettingun, shefi i misionit të EURALIUS largohet nga Shqipëria

387
Shefi i misionit të EURALIUS largohet nga Shqipëria. Në 1 shkurt, kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj njoftoi se Rainer Deville do të largohet nga Shqipëria edhe pse mandati i përfundonte në vjeshtën e vitit 2018. Deville u akuza nga Partia Demokratike për përkthimin gabim të Vettingut.
Burime bëjnë me dije se Rainer Deville kishte mandat 4 vjeçar i cili përfundonte në vitin 2018. Në faqen e EURALIUS publikohet njoftimi se mandati i Deville në Shqipëri është 2-vjecar, konkretisht 2014-2016. Largimi i tij u përfol që në dhjetor të vitit të kaluar, por u mohua nga zyra e EURALIUS në Tiranë.
“Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV ¬Dr Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”. Ju mirëpresim! Fatmir Xhafaj Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafajt.
Sigal