TVSH nuk lejon transmetimin e seancës, Berisha: Akt frikacak i Ramës së zi

438
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë vendimin e marrë nga Televizioni Shqiptar që ka bllokuar sinjalin e transmetimit të punimeve të Kuvendit.
Sipas tij, ky është një akt kryekëput i Edi Ramës, pasi vetëm ai ka frikë nga fjala e lirë.
‘Përbën një atentat të rëndë, akt prej xhelati të fjalës së lirë të parlamentit, Gëllçit të zi, por më shumë se të tjerëve, të Ramës së zi. Ky është një vepër e Edi Ramës.
Tani përpiqet të mbyllë kanalet televizive. Unë i bëj thirrje me urgjencë të mblidhet kryesia e parlamentit dhe të abrogojë këtë vendim të pashembullt në historinë e këtij parlamenti.
Dhunim i madh i të drejtës së informacionit.
Unë jam këtu për të dënuar këtë akt të papajtueshëm në mënyrë absolute. Vetëm ai që ka frikë të tmerrshme 2.4 milionë vota kundër, mund të marrë vendime të tilla’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.
Sigal