TVSH ndërpreu sinjalin nga parlamenti, Rama i del në mbrojtje: Ka ardhur koha që…

544
Pas vendimit të TVSH për t’i ndërprerë sinjalin e transmetimit të seancave plenare live në Kuvend televizioneve të tjera, ka reaguar ashpër kryeministri Edi Rama.
Ai ka qenë i pari që mori fjalën në Kuvend, pas zhbllokimit të situatës, ndërsa akuzoi opozitën se kjo e fundit u mbyt me një lugë ujë, pas deklaratave që bëri për këtë çështje.
“Sapo kemi asistuar në një tjetër mbytje të opozitës në një lugë ujë dhe duke pritur që dhe duke pritur që ajo të nxjerr kokën në sipërfaqe të ujit të lugës, unë dua që të bëjë një shpjegim të shkurtër me këtë situatë absurde. Është koha që të dimë se si funksionin mënyra e parlamentit për dhënien e sinjalit televiziv të ndryshojë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha që ka ardhur koha që Kuvendit të ketë shërbim të vetin për transmetim dhe regji televizive dhe jo më 25 kamera.
“Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik ku në çdo parlament demokratik ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit qoftë për seancat plenare qftë për komisionit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Si në çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për gjithë këto shpenzime, mjafton një regji televizive e kuvendit dhe kjo ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojnë të plotë, të pjesshëm, 3 minuta çdo veprimtari të Kuvendit”, deklaroi Rama.
Ditën e somte seanca plenare nisi me një vendim që kapte përmasat e skandalit nga ana e TVSH-së, që vendosi ndërprerje sinjali për televizionet e tjera, pasi ata duhet të paguanin një tarifë. Por pas reagimeve të ashpra të opozitës, TVSH u tërheq nga vendimi, ndërsa lejoi marrjen e sinjalit edhe nga televizionet e tjera, ashtu si në çdo seancë plenare.
Sigal