TV. ZDF: Zemërimi ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz

388
Sigal

ZDF: Nuk ka paqe, zemërimi ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz kundër Ramës

Protestat e opozitës në Tiranë kundër kryeministrit Rama janë pasqyruar nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Protesta e të shtunës pasdite është transmetuar live nga “Zëri i Amerikës” dhe “Euronews”, ndërkohë që faqet online të mediave kryesore në Evropë dhe SHBA kanë pasqyruar zhvillimet në Tiranë. Televizioni gjerman ZDF, i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme kësaj proteste duke raportuar se zemërimi ka nxjerr me mijëra njerëz në shesh, dhe u shprehur se vendi nuk është më në paqe. “Për muaj të tërë, opozita në Shqipëri po kërkon pa sukses dorëheqjen e qeverisë. Zemërimi ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz. Por aty nuk ka paqe. Gjatë përplasjes së dhunshme mes policisë dhe demonstruese u plagosën disa persona. Mijëra njerëz kërkuan sërish përpara parlamentit dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kur demonstruesit u përpoqën që të hynin në parlament, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, njofton media lokale. Opozita ka bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës prej muajsh të tërë. Ajo e akuzon qeverinë për korrupsion dhe manipulim zgjedhor”, raporton ZDF.