TV shtetëror gjerman ARD: Jo Shqipërisë në BE, nuk e duam drogën e saj

444
Sigal

Gazeta Telegraf/

Gjermani dhe
Athina, kritika të ashpra për maxhorancën qeverisëse

Televizioni
kombëtar gjerman ARD ka ngritur shqetësimin për trafikun e drogës nga
Shqipëria, në rast se vendi ynë çel negociatat për anëtarësim në BE. “A është
Shqipëria gati për bisedime me BE-në”, shtron pyetjen ky televizion, duke theksuar
se me anëtarësimin evropian droga do të mbërrijë në të gjithë vendet e BE.
“Prodhimi dhe trafikimi i drogës është diçka që nuk i përshtatet Bashkimit Evropian,
ne nuk e duam këtë. BE-ja është shpresa e së ardhmes për shumicën e
shqiptarëve. Shqipëria “eksporton” vetëm marijuanë në përmasa të mëdha, por
është gjithashtu rrugë kryesore e trafikut të kokainës nga Amerika Jugore dhe
heroinës nga Afganistani. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e pavarësisë së
gjyqtarëve dhe migrimi i popullsisë janë gjithashtu çështje që shqetësojnë
Berlinin dhe Brukselin”, raporton televizioni kombëtar gjerman. ARD thekson në
fund të raportit special se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mbetet
e gjatë.

 

Athina zyrtare: Politikanët shqiptarë financohen nga
paratë e drogës

Akuza të forta vijnë nga
Ministri i Jashtëm i Greqisë. Sipas Nikos Kotzias shumë prej politikanëve
shqiptarë financohen nga aktivitetet e kultivimit të drogës. Duke folur nga
Selaniku, ai ka dhënë edhe rekomandime për Tiranën zyrtare. “U kemi thënë që të
marrin rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që me kaq zemërgjerësi iu
dha statusi në të kaluarën. Do të duhet të implementojnë politika kundër krimit
të organizuar dhe të luftojnë drogën, sepse është vendi i parë në botë për
prodhimin e drogës dhe shumë politikanë ndoshta financohen nga ky aktivitet”,
tha ministri i Jashtëm grek. Më tej duke folur për marrëdhëniet Athinë-Tiranë,
kreu i diplomacisë greke nënvizoi se elita politike shqiptare ka treguar qartë
shenja nacionalizmi të tepruar. “Edhe refuzimi i tyre për t’i dhënë
nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, është tregues i kësaj tendence”,
është shprehur Kotzias përpara audiencës. “Në Janar fillon zyrtarisht fushata
elektorale për zgjedhjet e Qershorit. Ne u kemi rekomanduar që në atë periudhë
t’i ulin tonet, të kufizojnë nacionalizmin dhe të respektojnë edhe marrëveshjet
ndërkombëtare dhe konventat që parashikojnë një sërë të drejtash për
minoritetin autokton grek në Shqipëri”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek.