Tusk në Tiranë: Bashkë kundër terrorit. Rama: Sulmet në Paris, akt lufte barbaresk

438
Ora 11:07 Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk
“Një akt terrorist” e quajti kryeministri Rama sulmet e 13 nëntorit në Paris. 
“Një akt lufte barbareks që bashkëshia e xhihadiste i shpalli jo thjesht Francë por botës demokratike”
“Ne shqiptarët do vazhdojmë të qëndrojmë me besim të plotë në anën e duhur të historisë si pjesë e Europës së bashkuar dhe aleancës së madhe të së mirës kundër së keqes”
Donald Tusk : “Besoj fort se terroristët nuk do të na frikësojnë, sepse liria dhe solidariteti janë shumë më tepër të fortë sesa terrori dhe frika. Është detyrë politike e jona për të qenë bashkarisht kundër kësaj sfide dramatike”
Kriza e emigranteve 
Rama: Dimë të sillemi si europianë, Tusk: Shqipëria është partner i besueshëm i BE-së
Edi Rama: “Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve, nuk është pjesë e korridorit ku kalon fluksi i refugjatëve, por me dimrin Shqipëria mund të preket. Megjithatë qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk jemi europianë vetëm për ditë të mira. Jemi europianë në ditë të këqija, ndryshe nga shumë europianë që harrojnë se janë europianë në ditë të keqija. Ne jemi të vendosur të jemi pjesë për të kontribuar në zbutjen e efekteve të kësaj krize nga ana humanitare dhe politike për BE. Edhe pa qenë anëtar apo pa hapur negociatat ne dimë të sillemi si euripianë edhe më mirë se disa europianë.
Doland Tusk: Vlerësoj gadishmërinë e Shqipërië për të kontribuar për menaxhimin e krizës. Shqipëria është partner i besueshëm i BE-së.
Donald Tusk takon Ramen
Ora 10:00 Presidenti i Këshilli Europian, Donald Tusk, ndodhet në Tiranë për një vizitë disa ditore.
Ai mbërriti mbrëmë, ndërsa sot në orën 10:00 u prit nga kryeministri Edi Rama në kryeministri.
Pritet që të ketë dhe një konferencë të përbashkët mes zotit Tusk dhe kryeministrit Rama.
Kjo është vizita e parë në Tiranë e Presidentit të Këshilli Europian, Donald Tusk.
Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan.
Axhenda
Në axhendën e publikuar nga zyra e Tusk, mësohet se zyrtari i lartë i Bashmimit Europian do të pritet në orën 10:00 nga kryeministri Rama dhe më pas të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediat.
Axhenda 
Në orën 10:00 Ceremoniali i pritjes zyrtare të Zotit Tusk nga Kryeministri Edi Rama
Në orën 10:10 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.
Në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE Donald Tusk do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp
Sigal