Tushaj: Rama i ka ditët e numëruara si kryeministër

603
Sigal

Ish-Deputeti i LSI, Viktor Tushaj në një intervistë për televizionin Fax News komentoi zhvillimet më të fundit politike. Tushaj tha se Rama i ka ditët e numëruara si kryeministër, pavarsisht përpjekjeve të tij të turpshme për të krijuar një opozitë artificiale me deputetë të blerë. I pyetur nëse po shkohet drejt krijimit të një opozite të re me këto lëvizjet e fundit, Tushaj tha:
Nuk e besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të tentojë që të krijojë një opozitë të re. Unë kam bindjen që ai kërkon të fitojë kohë. Padyshim që ka gjetur njerëz që për interesat e tyre personale, padiskutim kanë pranuar për hir të interesave të tyre personale që të hyjnë në Parlamentin e Shqipërisë, por gjithsesi ata nuk mund ta zëvendësojnë opozitën.
Nëse Edi Rama do të zgjedhë që të qeverisë pa opozitën, të jeni të sigurtë që ditët do ti ketë të numëruara”, tha ish-deputeti i LSI-se, Viktor Tushaj