Tushaj: Kremtohet sot në qytetin historik të Lezhës, 2 Marsi i 1444, Beslidhja e Lezhës

641
Deputeti i LSI, Viktor Tushaj ka reaguar me anë të një status në Facebook në ditën kur kremtohet Besëlidhja e Lezhës në qytetin historik Lezhës.Tushaj shprehet se 2 marsi është data më historike e kombit shqiptar, data më e shënuar, me kuptimplotë dhe më simbolike, data që përcjell mesazhet më të rëndesishme aktuale, ku mbi të gjthë është ai i bashkimit të shqiptarëve.
Më poshtë postimi i plotë:
Kremtohet sot në qytetin historik të Lezhës, 2 Marsi i 1444, Beslidhja e Lezhës.
Data më historike e kombit shqiptar, data më e shënuar, me kuptimplotë dhe më simbolike, data që përcjell mesazhet më të rëndesishme aktuale, ku mbi të gjthë është ai i bashkimit të shqiptarëve.
Gjergj Kastrioti zgjodhi Lezhën, vendin për të kuvenduar princat shqiptar, për ti bashkuar ata dhe gjithë shqiptarët nën flamurin kuq e zi, këtu krijoi qeveri e ushtri dhe i udhëhoqi për 25 vjet lavdishem nga fitorja në fitore.
Për këto dhe për lavdinë historike të kësaj ngjarje e meritojnë lezhianët dhe gjithë shqiptarët qe 2 marsi të shpallet Festë Kombëtare.
Urime, gëzuar dhe suksese të gjithë shqiptarëve!
Sigal