Tushaj: Ju garantoj vizionin e strategjitë, përmirësim të shërbimeve publike

462
Mungesa e punësimit për të rinjtë, infrastruktura rrugore, pagesat e ulëta të invalidëve dhe punonjësve apo paqartësitë me pronat, janë ndër problemet kyçe që shqetësojnë komunitetin e Kallmetit në Lezhë. Gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në këtë zonë, Kandidati i ASHE për kryetar të Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, garantoi mbështetje dhe zhvillimin e munguar në këtë zonë. Tushaj, i premtoi komunitetit të Kallmetit vizionin, strategjinë dhe angazhimin total për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies për banorët dhe fëmijët e kësaj zone. 
“Dua që të garantoj të gjithë banorët e Kallmetit se vullneti im i bashkuar me vizionin dhe strategjinë, por edhe atë eksperiencë që unë kam ndërtuar gjatë këtyre 8 viteve në drejtimin e Bashkisë së Lezhës, besoj se do të jenë të mjaftueshme për të bindur të gjithë banorët për të më dhënë besimin e duhur për të vazhduar rrugëtimin në një 4-vjeçar për të zhvilluar ekonomikisht të gjithë komunën e Kallmetit. Ju keni forcë për të besuar tek ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, për të besuar te Viktor Tushaj si përfaqësues i këtyre vlerave të këtij koalicioni se do të dijë të ndërtojë raportin e duhur me qeverinë shqiptare. 
Sot ne po ndërtojmë një ujësjellës me parametra bashkëkohorë evropian, ku tubacionet janë marrë nga kompanitë më të mirë prodhuese sot në Gjermani, ku hartuesit e projekteve janë nga studiot më të mira austriake që dinë dhe njohin shumë mirë se si funksionojnë ujësjellësit. Edhe ata të cilët po e implementojnë janë kompani me eksperiencë shumë të madhe dhe jam i bindur se do ta realizojnë me standardin e duhur” tha Tushaj.
Sigal