Tushaj: Arsimtarët themeli i dijeve të shoqërisë sonë

30
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Lezhës, z.Viktor Tushaj, zhvilloi një dëgjesë publike me arsimtarët e rrethit të Lezhës ku u njoh nga afër me problematikat e tyre. Në fjalën e tij, Tushaj shprehu bindjen se do të vijojë puna për zbatimine projekteve në modernizimin e Bashkisë së re të Lezhës në standartet evropiane. 

Duke i cilësuar arsimtarët si themeli i dijes dhe i shoqërisë që nuk ndalonasnjëherë së zhvilluari, kandidati i ASHE e vlerësoi si një privilegj takimin me arsimtarët. “Nëse institucionet shkollore nuk do të funksiononin, shoqëria do të vdiste. Kjo na bën të reflektojmë dhe të kuptojmë mësuesit dhekompetencat e tyre. E kemi parë mësuesin më herët të kishte më shumëdinjitet në raportin me nxënësit. Kishte një raport aq ideal mes tyre, saqësot vështirë të imagjinohet. Kjo marrëdhënie sot ka degraduar së tepërmi,e ndërsa janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar, që ia kanë zbehurautoritetin mësuesit, i cili shpesh herë është ndier i pafuqishëm për shkaktë rrethanave ku është ndodhur. 

Arsimi ka nevojë për ndryshim të standardeve, por ne nuk mund të lejojmë që standardet e reja të vendosura tashmë në Lezhë të jenë të ndryshme me ato të zonave përreth. Shkollat e rrethit të Lezhës, ose të bashkisë së madhe të ardhshme, do të jenë në standardet e duhura infrastrukturore, ashtu siçjanë tashmë edhe në Lezhë”, u shpreh Tushaj.