Turizmi në Golem, Gjiknuri inauguron rrjetin e ri elektrik

449
Ministri Gjiknuri, inauguron rrjetin e ri elektrik në Golem 
Zona turistike e Golemit është pajisur me rrjet të ri elektrik, një investim prej 700 mln lekë të reja. Ministri Gjiknuri gjatë inspektimit të investimit të përfunduar tha që ky është një lajm i mirë për sa i përket cilësisë së shërbimeve turistike si dhe për banorët e zonës. Ndërkaq, brenda vitit edhe Gjiri i Lalzit do të ketë një nënstacion të elektrik. Në prag të nisjes së sezonit turistik, zona e plazhit të Golemit, Kavajës dhe Malit të Robit nuk do të përballen më me mungesën e energjisë elektrike. Investimi prej 700 mln lekë të reja në rrjetin elektrik në Golem, sipas Ministrit, Damian Gjiknuri do të ndikojë në rritjen e cilësisë të shërbimeve turistikeve, si dhe për banorët e zonës. Damian Gjiknuri deklaron: “Kjo është një zonë turistike dhe po të shikoni, ky investim në energji ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit këtu dhe, patjetër, në një cilësi më të mirë të shërbimeve turistike, por dhe për vet banorët. Përveç investimit në energji elektrike, po të shikoni, këtu po investohet dhe rruga e re gjithashtu kanë përfunduar investimet në ujërat e zeza, kanalizime dhe ujin e pijshëm.” Investimi i OSHEE është kryer në kuadër të projektit të Bankës Botërore për Rimëkëmbjen e Sektorit Elektro-energjetik. Ardian Çela: “Është një investim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që përfshin 8 fiderat e kësaj zone me një total shkon 700 milionë lekë të reja. Duke nisur nga ky sezon turistik kjo zonë nuk do të ketë më probleme me rrjetin dhe furnizimin me energji elektrike.” Ndërkaq, OSHEE po zbaton edhe një projekt tjetër investimi për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Gjirin e Lalzit. Investimi për ndërtimin e këtij nënstacioni arrin në 458 milionë lekë të reja ndërsa pritet të përfundojë në fund të vitit.
Sigal