Tulla e taksave bie mbi kokën e të varfërve

425
Sigal

Një nga zotimet e mëdha elektorale të Edi Ramës, si kryetari i PS në fushatën zgjedhore të 23 qershorit 2013 ishte se do të lehtësonte nga barra fiskale rrogat e ulëta deri në 30.000 në muaj. Dhe, tjetra, duke zbatuar sistemin fiskal të taksës progresive, do të bënte një taksim të ndershëm, pasi do të paguanin taksa në mënyrë progresive ata që fitonin më shumë, duke lehtësuar shtresat në nevojë. Madje, në fundkorrikun e 2015, një ditë para se të ikte me pushime, kryeministri Rama, theksoi edhe një herë që 97 % e shqiptarëve sot janë lehtësuar nga taksat.

Qaramidhja e taksave mbi kokë për të varfërit, ndërkohë që korrupsioni vjedh taksat dhe doganat

Në gjashtëmujorin e parë të 2015, dështoi tërësisht të ardhurat në buxhetin e shtetit, aq sa e detyruan qeverinë që të përgatitë një Akt Normativ që të rishikojë buxhetin e 2015, dhe të bëjë 163 milionë euro shkurtime në buxhet, kryesisht në politikën sociale dhe në investime publike. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi vrima e humbjes të së ardhurave në buxhet është tre dimensionale dhe arnimet e shkurtimit të buxhetit nuk mund të mbushin dot gropat e hapura në buxhet. Ndaj qeveria ka hartuar një projektligj për tatimin mbi të ardhurat, ku do të rritë progresivisht taksën mbi çdo qindarkë rroge . Kjo në rradhë të parë, do të prekë pikërisht ata që paguhen sot me rroga minimale, pasi edhe ata që paguhen me rrogë deri në 18.000 lekë, nga 2016 do të paguajnë 5 %, ndërsa ata që paguhen mbi këtë shumë, por deri në 30.000 lekë, do të paguajnë taksë 13 %. Me këtë ligj të ri të qeverisë, ai që paguhet me 18.000 lekë do t’I paguajë shtetit 10.000 në muaj taksë.

Qeveria rrit taksimin mbi të ardhurat edhe në rrogat minimale, sepse ka dështuar dhe është e paaftë, që të kontrollojë dhe të kufizojë korrupsionin e madhe galopant në tatime dhe dogana. Qeveria ka dështuar që të luftojë tregëtimin e jashtëligjshëm të cigareve, hidrokarbureve, prej të cilave shteti humbet nga mospagimi i akcizave dhe taksave miliona euro, deri në 1 miliardë euro në vit. Dhe, pikërisht, nuk është edhe aq paaftësia e administratës shtetërore që të luftojë kontrabandën e cigareve dhe hidrokarbureve, sesa është korrupsioni i madh, që ka zaptuar gjithë kupolën shtetërore, duke ndarë sipas ofiqeve shtetërore fitimet kolosale nga kjo kontrabandë. Edhe pse dështimi është total në të ardhurat e shtetit, aq sa edhe FMN e deklaroi para disa ditësh, se nuk nëshkron me qeverinë shqiptare marrëveshjen e rradhës për dhënien e këstit të huasë, pikërisht sepse ka dështuar të ardhurat nga tatimet dhe doganat, duke bërë të qartë, që korrupsioni në këto sektorë është shkaku kryesor i dështimit të të ardhurave. Çuditërisht, kryeministri rri e bën sehir këtyre dështimeve në mosmbledhjen e të ardhurave, derisa nuk shkarkon asnjë përgjegjës, qoftë që nga ministri i Financave, nga drejtorët e përgjithshëm të tatimeve dhe doganave, e deri në çdo strukturë të tyre, derisa deklaroi para se të shkonte për pushime, se qeveria ka nevojë të freskohet nga vapa dhe nuk do të bëjë freskime në qeveri. Ndaj barrën e paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar tatimet dhe doganat, por edhe mosdëshirën e saj që të luftojë korrupsionin, kryeministri e kërkon ta hedhë tullë mbi kokën e të të varfërve, duke u vënë taksë për çdo qindarkë rroge që marrin. Pas kësaj mase të tatimit mbi të ardhurat, ku edhe fukarai që ka rrogë 18.000 në muaj, do të paguajë 10.000 lekë taksë mujore, si edhe shkurtimit të 163 milionë dollarë të buxhetit të shtetit nga fondi i ndihmave sociale, i investimeve publike, për arsimin dhe shëndetësinë, sa e Majtë mbetet kjo qeveri e Rilindjes?

Projektligji për rritjen e tatimeve mbi …rrogat e ulta

Sipas projektligjit të qeverisë të tatimeve mbi të ardhurat, që do miratohet në shtator, pagat vjetore nga 0 – 180,000 lekë do tatohen 5%; pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 lekë me 13% dhe pagat mbi 1,560,000 me 23%… Një projektligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që është shpërndarë për diskutim në grupet e interesit në kuadër të paketës fiskale 2016, parashikon që tatimi të përfshijë edhe pagat e ulta, nga 0-30 mijë lekë, të cilat ishin të përjashtuara nga ky tatim në variantin aktual. Sipas propozimit aktual pagat vjetore nga 0-180 mijë lekë (mujore deri në 15 mijë lekë) do të tatohen 5 për qind. Sipas projektligjit aktual pagat vjetore mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 (mujore 15,000-130,000 lekë) tatohen 13% dhe pagat vjetore mbi 1,560,000 (mujore mbi 130 mijë lekë) tatohen 23%. Nëse ky propozim bëhet ligj, filozofia e të majtëve për të stimuluar nga trajtimi fiskal shtresat në nevojë dhe për të zhvendosur taksimin në ata që fitojnë më shumë shembet përfundimisht. Por duke qene sipas konstatimeve të fundit të Bankës Botërore evazioni në këtë tatim është mbi 90 për qind, qeveria beson se duke rritur masën e tatimit për pagat e larta do të shtynte deklarimin e pagave reale nga sektori privat. Norma tatimore e të ardhurave personale e zbatueshme për të ardhurat vjetore nga investimi është 15%.