Tsipras uron Ramën: I vendosur të bashkëpunoj me ju!

457
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve më 25 qershor.
Në mesazhin e dërguar, Kryeministri grek thotë se është i vendosur të punojë ngushtë me homologun e tij shqiptar për të mirën e dy popujve.
“Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, thuhet më tej në urimin e shefit të qeverisë greke.
Urime për fitoren në zgjedhjet e së dielës, Kryeministri Edi Rama ka marrë edhe nga Kancelarja Angela Merkel dhe kreu i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli.
Sigal