TRYEZA/ ‘Sulm frontal’ kundër lidhjeve të politikës me krimin, detajet e mbledhjes së partive opozitare

594
Zhvillimet e fundit politike në vend, ku implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahirit nga Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj, dy trafikantët e drogës të arrestuar në Itali, kanë nxitur sulmin frontal të partive opozitare në vend.
Kështu, pas takimit që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Petrit Vasili zhvilloi dje në mbrëmje një takim urgjent me kryedemorkatin Lulzim Basha, ditën e sotme partitë opozitare do të mblidhen sërish në një tryezë. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 11:00, jashtë selive partiake.
Pas deklaratave të ashpra të secilit lider të partive opozitare, Basha dhe Kryemadhi nisën menjëherë aksionin kundër krimit dhe lidhjeve të politikës me trafikantët.
Krerët e PD-së dhe LSI-së mendohet se gjatë takimit 40 minutësh që mbajtën dje, duket se janë rakorduar edhe për ecurinë e aksionit të përbashkët opozitar. Ndërkohë, mësohet se pas takimit Kryemadhi do të mbajë edhe një konferencë për mediat.
Sigal