Trump në Kongres, qeveritë që votuan kundër nesh janë ‘armiq’, mesazhi i fortë edhe për Lu

596
Presidenti Trump i ka konsideruar “armike të SHBA” vendet që votuan kundër qëndrimit të SHBA në OKB. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama është njëra prej tyre. Madje i ka kërkuar kongresit të nxjerrë një ligj që paratë e taksapaguesve amerikanë të mos shkojnë tek “armiqtë e SHBA”.
Kjo është një goditje direkte dhe shumë e fortë kundër qeverisë Rama dhe vetë Edi Ramës personalisht. Duhet urgjentisht vepruar që ky impakt të mos jetë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët të cilët e konsiderojnë SHBA një partner strategjik dhe një vend mik.
Ky është edhe një mesazh edhe për ambasadorin Lu i cili i tregua indiferent për të bërë demarshin e duhur pranë qeverisë Rama që Shqipëria të renditej krah SHBA.
Nuk dihet nëse ambasadori Lu do të ketë kohë të vendosë të vazhdoje të bëhet palë me “qeverinë Rama” të shpallur “armike” nga President ii SHBA apo do të distancohet urgjentisht, apo ambasadori do të priste biletën e kthimit në Uashington me fatin e shefit të tij direkt Brian Hout Yee. 
Ndoshta Lu po pret të qëndrojë në Tirane si qytetar i thjeshtë siç paska deklaruar. Pikërisht për këtë qëndrim të qeverisë së Shqipërisë, Partia Demokratike ka bërë një rezolutë me mocion për debat. PD kërkon ndryshimin e këtij qëndrimi dhe daljes në krah të SHBA-ve.
Presidenti Trump ka mbajtur një fjalim më Kongres, një vit pas marrjes së detyrës si President i SHBA. Në një paragraf të fjalës së tij (lexo më poshtë), Presidenti Trump analizon edhe qëndrimin e disa vendeve lidhur me vendimin e tij, të miratuar me konsensus nga Senati, për të shpallu Jeruzalemin Kryeqytet të Izraelit.
Rama votoi për herë të parë kundër SHBA, ndërkohë që Presidenti Meta, opozita dhe një pjesë e madhe e medias e shoqërisë reaguan ndaj këtij vendimi të Ramës e Bushatit, të marrë në mungesë të plotë transparence e konsultimesh, kundër partneriteti strategjik SHBA. Argumenteve qesharake se Shqipëria votoi pro BE iu doli boja shumë shpejt se 6 vende anëtare të BE asbtenuan dhe u sqarua se BE nuk kishte një qëndrim të unifikuar.
Pjesë nga Fjala e Trump në Kongres
Muajin e kaluar kam ndërmarrë gjithashtu një veprim të aprovuar unanimisht nga Senati i SHBA vetëm disa muaj më parë. Më pas, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për të marrë këtë vendim.
Në 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan këtyre vendeve më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës.
Sigal