“Trukimet e Kampionatit Shqiptar”, Ministria e Drejtësisë çon në Prokurori Raportin e UEFA-s

421

Ministria
e Drejtësisë ka çuar në Prokurori Raportin e UEFA-s për çështjen e trukimeve të
Kampionatit Shqiptar, pikërisht të skuadrës së Skënderbeut që është përmendur
për 53 ndeshje të trukuara ndër vite, si brenda, po ashtu edhe jashtë kufijve
të Shqipërisë.

Siç është bërë me dije edhe më parë,
njoftohet se raporti i UEFA-s do të hetohet nga gjyqtarët shqiptarë, të cilët
do të marrin vendimin dhe masat për klubin bardhekuq.

Por,
para së gjithash, mësohen emrat e zyrtarëve që do të pyeten për këtë çështje.
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo
dhe presidenti aktual i skuadrës korçare, Ardjan Takaj, do të dëshmojnë para
trupës gjykuese në një tjetër datë, ku do të vërtetohet kjo çështje që ka
prekur sportin në Shqipëri dhe po diskutohet prej ditësh.

Sigal