Tritan Shehu: Shqiptarët po shtyhen nën çensurë e autoçensurë!

508
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes rrjeteve sociale, shprehet se Rama kërcënoi përsëri rëndë median, duke gjetur fragmente shembujsh të largët të kufizimit të saj, por duke “harruar” se ne po shkojmë drejt BE.

Reagimi i Tritan Shehut

Në këto momente tragjike Rilindja kërkon të shtyjë Shqiptarët nën censurë e autocensurë!

Autokracia duke shfrytëzuar tërmetin po instalon një terr informativ afat gjatë në Shqipëri.

Prej ditësh është vendosur nga Qeverisja një marrëdhënie kërcënimi mbi median, për ta mbajtur atë nën presion sot e nesër.

Rama kërcënoi përsëri rëndë median duke gjetur fragmente shembujsh të largët të kufizimit të saj, por duke “harruar” se ne po shkojmë drejt BE.

Ndërkaq po ky presion kërkohet të realizohet edhe direkt mbi qytetarët.

Mbajtja për disa ditë në qeli dhe vendimi i sotëm i gjykatës së Durrësit me “detyrim paraqitje” për atë studente, që e terrorizuar nga shkatërrimet aty, shprehu në median personale një alarm të brendëshem, është një sinjal jo i shkëputur për atë që po ndodh në vendin tonë drejt kufizimit të lirive themelore të njeriut.

E turpshme dhe tejet shqetësuese kjo!

Regjimet autokratike e diktatoriale kanë përdorur shpesh fatkeqësi natyrore, kriza ekonomike, grushte shteti e deri te inskenime ekstreme, për të justifikuar masat represive e kufizuese.

Demokracia e cënuar është gjëja më veshtirë për tu “shëruar”!