Tritan Shehu: MSH urdhër të fshehtë për të bërë testimin e infermierëve, ende asnjë njoftim zyrtar

509
Demokrati Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetin e ti9j social Facebook ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka nxjerrë një urdhër për testimet e infermierëve. Shehu deklaroi se ky është ‘testim famëkeq’, i cili do të mbahet sipas tij nga data 24 korrik, deri në 2 gusht. Nga ana tjetër ai pohoi se ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar.
“Një letër e “fshehtë”, pak rreshtash e Ministrisë Shëndetësisë urdheron drejtoritë e institucioneve që në periudhën 24 korrik- 2 gusht të kryhejnë testimin famëkeq të infermierëve të vendit. Urdhëri i Infermierëve, shërbimet universitare, fakultetet përkatëse etj. nuk kanë asnjë njoftim. Ndërkaq vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është shpallur akoma për ankesën përkatëse të Urdhërit të Infermierëve. Ky testim do të fillojë më 24 korrik me infermierët e spitaleve obstetrike- gjinekologjike të Tiranës dhe atij “Shefqet Ndroqi”.
E gjithë kjo kërkon të bëhet pikërisht në këtë periudhë kulminante pushimesh, fshehtas opinionit publik mjekësor!!!! Nuk ka asnjë dokument shpjegues a platformë të shkruar, ka vetëm njoftime me ” gojë” të infermierëve. Gjithçka po realizohet në mënyrë krejt të njëanshme, në një kohë kur në Komisionin Parlamentar e Kuvend dominoi një mendim i përbashkët për ndryshimet e ligjit të edukimit të vazhduar!!!
Kështu tashmë në këtë ligj përfshihet i gjithë personeli shëndetësor, pra dhe infermierët. Në këtë mënyreëky vendim bie ndesh edhe me këto ndryshime ligjore, ë do të hyjnë në fuqi mbas pak ditësh, pavarësisht vendimitë kaluar të “Gjykatës Administrative”, shkruan Shehu në Facebook.
Sigal