Tritan Shehu: Fitorja e Z.Imamoglu, kandidatit të opozitës në Stamboll është një fitore për demokracinë në Turqi

410
Sigal

Nga Tritan Shehu

Fitorja e Z.Imamoglu, kandidatit të opozitës në Stamboll sot, në vazhdën e sukseseve të pak javësh më parë në qendrat më të mëdha urbane, është një fitore për demokracinë në Turqinë mike.
Është një fitore e atij populli me tradita, por dhe e miqve të tij kudo.
Me këtë rast dua të uroj për këtë fitore shumë të rëndësishme Turqinë partnere.
Dua në mënyrë të veçantë të uroj miqtë e shumtë qe kam aty, veçanërisht mjekë apo universitarë për këtë fitore, për të cilën ata që kur i takova pak kohë më parë i gjeta krejt të impenjuar, por dhe të bindur për këtë fitore.
Urimet më të mira duke shpresuar ditë më të mira në demokraci e rrugë drejt Europës e Perendimit për popullin turk.