Tritan Shehu apel Këshillit të Evropës: Rama do të kapë drejtësinë në Shqipëri

552
Sigal

Mbas një komunikimi disa mujor tonin me strukturat e nivelet e ndryshme, të Këshillit të Evropës, në lidhje me ”propozimin” e kandidaturave të dërguar nga Qeveria Shqiptare për Gjykatën e Strasburgut, dje kjo çështje u diskutua edhe në grupin parlamentar të PPE. Në ato komunikime të mëparshme, Kryetari Basha ka denoncuar disa herë faktin se procesi i përzgjedhjes së tyre në Shqipëri është bërë larg rregullave të nevojshme e principeve demokratike, duke qenë në vazhdën e kapjes së drejtësisë nga Rama. Unë i ringrita këto shqetësime në grupin e PPE të Asamblesë së Këshillit të Evropës. Theksova se e gjithë procedura e përzgjedhjes është realizuar e mbyllur, pa asnjë transparencë, pa u marrë mendimi i Kuvendit e Opozitës, pa asnjë konsultim me organizmat e gjera të sistemit tonë të drejtësisë, të specialistëve, të forumeve të tyre etj. Akoma më keq, këto propozime janë dërguar pa ju nënshtruar “ Vettingut”, gjë kjo e domosdoshme për gjykatësit, prokurorët edhe për policët shqiptarë, si dhe e para deklaruar nga qeveria shqiptare edhe për këtë përzgjedhje. Pra në të gjithë atë proces “përzgjedhje” është implementuar një praktikë jo korrekte, e fshehtë, shumë larg standardeve të domosdoshëm dhe e dyfishtë në krahasim me atë çfarë kërkohet, së paku formalisht, për të tjerët në vend. Rilindja kështu, siç po tenton të kapë drejtësinë tonë në Shqipëri, po përpiqet që me po ato instrumente të “errëta” të penetrojë ilegalisht edhe në strukturat e tilla jashtë vendit, gjë kjo tejet e rrezikshme.