Tritan Shehu akuza Ramës: Po diskriminon Gjirokastrën, pse nuk bën aeroport…

600
Deputeti demokrat Tritan Shehu akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po diskriminon Gjirokastrën në lidhje me aeroportet.
Sipas tij, kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë për aeroportin në Gjirokastër.
“Por Kryeministri mbas aeroportit të Vlorës deklaron atë të Sarandës, ndërsa me cinizëm nuk flet asnje fjalë për Gjirokastrën. Jo vetëm kaq, por po le të shkatërrohet dhe rruga Kardhiq-Delvinë, që po të kombinohet me Aeroportin e Gjirokastrës e afron atë vetëm 35 km me detin”, shkruan ndë r të tjerë Shehu.
Sipas tij vënia në punë e këtij aeroporti do të rriste turizmin në këtë zonë, pasi ky qytet ka vlera të rralla historike.
Postimi i plotë
“RILINDJA” PO DISKRIMINON GJIROKASTREN!
Rama ka demostruar nje sere qendrimesh e veprimesh ku manifestohet se se paku nen vlehteson Gjirokastres.
Kjo duket ne financimet lokale, inftrastrukturen rrugore, gjendjen e Universitetit, Spitalit, Kalase, etj etj.
POR QENDRIMI NDAJ AEROPORTIT TE GJIROKASTRES ESHTE KULMI i DISKRIMINIMIT NDAJ ATIJ QYTETI E QARKU.
Ai aeroport i vene ne pune qe ne vitin 1929, ne baze te nje studimi e projekti te shkelqyer italian, do kishte nje rendesi shume dimensionale edhe sot.
Qe atehere prej andej edhe djathi i Gjirokastres fluturonte per ne Napoli, nga ku me anije transportohej ne ShBA.
Por Kryeministri mbas aeroportit te Vlores deklaron ate te Sarandes, ndersa me cinizem nuk flet asnje fjale per Gjirokastren.
Jo vetem kaq, por po le te shkaterrohet dhe rruga Kardhiq-Delvine, qe po te kombinohet me Aeroportin e Gjirokastres e afron ate vetem 35 km me detin.
Kryeministri “harron” se Gjirokastra eshte qytetet turistik i rralle, nje margaritar i mbrojtur nga UNESCO, vetem 2 km nga siti arkeologjik romak Adrianopolis. Se bashku me Permetin, Kelcyren, Libohoven, Dropullin, Tepelenen e Memaliajn, perbejne nje qender te madhe ekonomike, kulture, vlerash e traditash.
Venia ne eficience e atij Aeroporti se bashku me mbarimin e rruges se Kardhiqit, do te krijonte nje rreth levizje turistike me nje aeroport per te gjithe Jugun e dy pole, Gjirokastren e Saranden.
E kombinuar kjo me regullimin e rruges per Tre Urat, lind nje “gjenerator” ekonomik, zhvillimi e prosperiteti per te gjithe Qarkun, Saranden e me tej.
KEMI TE BEJME KETU ME MUNGESE VIZIONI, INTERESA TE DYSHIMTA APO NDJENJE DISKRIMINIMI PER GJIROKASTREN?
Sigal