“Trillim masakra e Reçakut”/Shehu: Rama të flasë për Vuçiçin, po rrezikon Integrimin nga kjo lojë

380
Sigal

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka quajtur trillim masakrën e Reçakut, pasi Gjykata në Prishtinë ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç.

Lidhur me këtë situatë politike, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, i drejtohet kryeministrit Edi Rama me pyetjen se nëse do ta sjellë në Tiranë Vuçiçin. Ai thotë se Rama duhet të sqarojë shqiptarët nëse më 21 dhjetor ku do të zhvillohet takimi për “Schengenin Ballkanik”, në tavolinë do të jetë edhe Presidenti i Serbisë.

Përmes një shkrimi në facebook, Shehu thotë se Rama nuk duhet të jetë pjesë e kësaj loje që rrezikon Integrimin e vendit drejt BE-së.

“Ka ardhur koha qe Rama te pergjigjet per kete ceshtje te rendesishme, kur ne “loje” ka ngelur vetem trioja Vucic, Rama, Zaev me dirigjent Vucicin, i cili nuk nguron te perdore dhe me 2021-shin retoriken e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashme qe Serbia jo vetem nenshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndersa NATO flet me shqetesim per nje afrim te metejshem te saj me Rusine”.

Postimi i plotë

Mbas deklarates te Vucic per masakren e Recakut, Rama duhet te shprehet a i qendron fteses se tij per ta sjelle ate ne Tirane me 21 dhjetor se bashku me projektin “Shengen”!
Kryeminstri, tashme kur 21 dhjetori po afron duhet te sqaroje opinionin shqiptar, Rajonin e partneret ne lidhje me qendrimin e tij ndaj inisiatives se Vucicit per kete forme te “Jugosllavise se Re” nen lidershipin serb, ku Shqiperia eshte pjese dhe Kosova nen hije.

Ndersa reagimi i Rames ndaj deklarates millosheviciane te Vucicit ishte “sa per te lare gojen”, shume larg nga reagimet e ashpra amerikane etj, gje qe te ben te deduktosh se ai i qendron fteses per ate dhe atij “Shengeni”.

Ka ardhur koha qe Rama te pergjigjet per kete ceshtje te rendesishme, kur ne “loje” ka ngelur vetem trioja Vucic, Rama, Zaev me dirigjent Vucicin, i cili nuk nguron te perdore dhe me 2021-shin retoriken e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashme qe Serbia jo vetem nenshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndersa NATO flet me shqetesim per nje afrim te metejshem te saj me Rusine.

Rama, pavaresisht nga fatkeqesite qe vendi ka pesuar keto jave nuk mund te fshehe te tilla “projekte” te rrezikeshme mbas tyre, per t’i vendosur pastaj ato mbi tavoline e per t’i bere fakt te kryer me 21 dhjetor, duke demtuar keshtu interesat tona edhe procesin e integrimit.