Triateriali Shqipëri-Itali-Serbi, 3 ministrat në konferencë për shtyp

450
Tre ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku u shprehën të angazhuar për forcimin e marrëdhënieve mes tre shteteve fqinje.
Përpara gazetarëve ministri shqiptar Ditmir Bushati, ministri italian, Paolo Gentiloni dhe ministri serb Ivica Daçiç folën për projektet e përbashkëta si dhe për vijimin e forcimit të bashkëpunimit. Temë e konferencës ishte dhe rreziku ndaj esktremizmit, përballimi i krizës së emigrantëve.
Ministri i Jashtëm serb Daçiç u pyet dhe për marrëveshjen e asociacionit te komunave serbe.
Shengeni në rrezik
Gentiloni: “Masat që merren në kufijtë e vendeve duhet të jenë të përbashkëta. Nëse nuk do të arrijmë ekziston rreziku që të kemi një efekt domino. Pra vendimet e ndërmarra nga një vend I vetëm të ketë pasoja në vendet fqinje dhe të vërë në diskutim marrëveshjen Shengen, apo lirinë e qarkullimit, një nga kolonat e BE. Nëse nuk duam të vëmë në rrezik Shengen duhet të modifikojmë rregullat e Dublinit.
Gentiloni: “Italia është krenare që është i pari në marrëdhëniet tregtare si për Serbinë ashtu dhe për Shqipërinë. Këto takime janë konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me tre shtetit. Por është pozitive sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Serbi”
Integrimi i Shqiperise
Bushati: Jam besim plotë se nëse ne realizojmë detyrat që kemi marrë përsipër kryesorja reforma në drejtësi.Nëse realizojmë reformën në drejtësi sigurojmë rekomandim të qartë nga KE për të nisur bisedimet për anëtarësimin në BE
Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë
Ivica Daçiç: Na duhet të gjejmë burimet për të financuar dhe realizuar në praktikë projektet pasi kanë rëndësi jetësore. Na duhet të gjejmë burimet për të financuar dhe realizuar në praktikë projektet pasi kanë rëndësi jetësore. Sa i takon krizës së refugjatëve duhet të them se patëm 600 mijë refugjatë të cilët nga Serbia kaluan në Europë. BE nuk ka dalë ende me një përgjigje të unifikuar por të gjithë anëtarët e BE-së kanë bërë lëvizje të njëanshme , një palëshe
“Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë dhe në këtë kontekst presim të zbatojmë të gjithë projektet që kemi diskutuar përfshi dhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve.
Do të donim që të gjithë dallimet politike ti lëmë pas dhe të gjejmë një emërues të përbashkët. Vërtet pres me kënaqësi takimin tejtër. Ne me siguri do vazhdojmë me zgjerimin e marrëdhënieve tona.
Kemi projekte të përbashkëta na duhet të gjejmë burime të tjera gazi. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe pres me kënaqësi vazhdimin e procesit të Berlinit dhe konferencës së Parisit
Asosacioni i komunave serbe
Ivica Daçiç:Të dyja palët duhet të jenë të përkushtuar ndaj këtij procesi. Komuniteti I bashkive serbe është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes së Brukselit dhe element I rëndësishëm, prandaj unë pres që në javët në vazhdim të kemi një progres të caktuar dhe të zbatojmë atë që për çka është rënë dakord. Si Prishtina dhe Beogradi janë të detyruar të zbatojnë gjithçka. Serbia ka qenë shumë kontruktive në këtë dialog.
Ky është takimi i dytë. I pari u zhvillua në Romë vitin e kaluar, dhe i treti pritet të mbahet në Beograd vjeshtën e këtij viti.
Sigal