Treg ballkanik? Ambasadori rus zbulon tjetër skenar

649
Sigal

Ende pa mbushur java nga takimi Rama-Vuçiç Zaev në Beograd, për krijimin e tregut ballkanik, një sinjal “interesant” vjen nga Moska.

 

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko,deklaron se Beogradi pritet të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik të Euroazisë (EAEU) të udhëhequr nga Moska.

 

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme. Media po tregon kujdes të veçantë për të”- shkruante në një postim në Twitter Botsan Kharchenko në 20 Gusht.

Ai tha se hyrja e Serbisë në zonën e tregtisë së lirë do të nënkuptojë “fazën e saj të re të pranisë në Euroazi me hyrjen në një treg me mbi 182 milionë konsumatorë dhe më shumë se 1.9 trilion dollarë produkt të brendshëm bruto.”

 

Themeluar në vitin 2015, EAEU përfshin Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.

 

Një aleat historik i Moskës bazuar në lidhje fetare dhe kulturore, Serbia gjithashtu po ndjek anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçç u takua me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo në Nju Jork më 20 gusht.

 

Pompeo “inkurajoi Serbinë të përqendrohet në qëllimin e saj strategjik ( integrimit në BE) duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe të rifillojë negociatat me Kosovën” bazuar në “njohjen e ndërsjelltë”- tha zëdhënësi i Departamentit të SHBA Morgan Ortagus.

 

Edhe Kosovës dhe Serbisë u është thënë se ata duhet të zgjidhin dallimet e tyre në mënyrë që të përparojnë drejt anëtarësimit të mundshëm në BE..